Marrëveshja e dyshimtë Shqipëri-Kosovë për 500 granata gazi lotsjellës  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazi lotësjellës që u hodh mbi protestuesit e opozitës është marrë në Kosovë. Lajmin e kanë bërë me dije gazetarët e ‘Insajderit’ të cilët kanë hedhur dritë mbi një marrëveshje të ë mes qeverisë sonë dhe asaj të Kosovës. Është hedhur dritë mbi të gjithë mekanizmin se si kanë ndodhur marrëveshjet dhe abuzimet shumëpalëshe, ndërkohë ata thonë se ministri i brendshëm i Shqipërisë ka gënjyer publikisht për çështjen e furnizimit me gaz lotsjellës. Gazeta Insajderi ka zbuluar se drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri. Insajderi ka zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës. Përdorimi i tepruar i gazit lotsjellës kundër protestuesve të opozitës në Shqipëri kishte ngritur shqetësime dhe pikëpyetje të mëdha. Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ku e kishte marrë gazin lotsjellës, të cilin e përdori për të shtypur protestën e opozitës. Kishte pohuar se kjo sasi gazi ishte blerë në kohën e Berishës, pas protestave të 21 janarit të vitit 2011. Gazi është marrë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ardi Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Marrëveshja e dyshimtë për 500 granata me gaz lotsjellës.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë. Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huazojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë. Ky vendim i tij, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë” e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi. Po ashtu, pjesë formale e implementimin do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm. Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare- shkruhet më tej në specialen e Insajderit

Lexo edhe :  Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Gënjeshtra

Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme i Shqipërisë ka gënjyer publikisht kur ka folur për gazin lotsjellës që është hedhur kundër protestuesve të opozitës, gjatë vitit 2019. Ai ishte pyetur nga deputeti Lefter Maliqi në një mbledhje të komisionit për siguri, të mbajtur më 11 nëntor të vitit të kaluar. “… për sa i përket gazit lotsjellës në konceptin buxhetor ne e kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakord me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat”! Fakti që vetë ministri pranon se kanë hedhur shumë gaz lotsjellës, ligjërisht e bënë përgjegjës edhe shtetin e Kosovës. Kjo përbën shkelje të rregullave ligjore. Në cilësinë e blerësit, Policia e Kosovës mban përgjegjësi ligjore se si do ta shfrytëzojë gazin lotsjellës si përdorues i fundit i tij, pa pasur të drejtën e huazimit!

 

Të fundit

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump...

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John Leaps Evangelization në Neëark të...

Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

Deputeti i PS, Erion Braçe për Report TV komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti...

Direktiva e Ramës, japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit. Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se administratorët e njësive administrative Libonik,...

AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Respektimi i kushteve të punës dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për punonjësit e medias ka qenë tema e diskutimit mes Autoritetit të...

Lajme të tjera

Web TV