Meta thirrje shqiptarëve të Preshevës: Dilni masivisht në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare serbe të 26 prillit.

Meta kërkon gjithashtu edhe bashkimin e të gjitha partive politike shqiptare në Serbi, me qëllim për të maksimalizuar rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në zgjedhje, si ato të përgjithshme, ashtu dhe lokale, është me rëndësi madhore.

Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Të fundit

Izmir Smajlaj zgjidhet presidenti i Atletikës/ Luiza Gega: U punua fort kundër meje

Izmir Smajlaj, rekordmeni kombëtar në kërcim së gjati dhe një nga figurat më të njohura të atletikës shqiptare, është...

“Një vendim në 2021 vulosi fatin e 4 viteve”. Basha, mesazh reflektimi: Mendohuni mirë!

Lideri i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, 6 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, ka bërë sërish thirrje për ta votuar. Duke i ftuar të reflektojnë...

Makina e Papës do kthehet në klinikë lëvizëse për fëmijët e Gazës

Një nga makinat e Papa Françeskut, të cilin i ndjerë e përdorte për të përshëndetur mijëra njerëz, do të shndërrohet në një klinikë shëndetësore...

“Marrim mandate deputetësh në të gjitha qarqet”/ Basha bën parashikimet para zgjedhjeve

Lulzim Basha tha se Koalicioni Euroatlantik ka një mbështetje të madhe qytetare si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë. Ai u shpreh optimist edhe në rezultatin...

Afera “Partizani”, Idajet Beqiri paralajmëron: Berisha 8 vite burg, Malltezi 12

Seanca për aferën ‘Partizani’ është shtyrë sërisht ditën e sotme për në datën 19 maj, vetëm 8 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit. Lidhur...

Lajme të tjera

Web TV