Nderim anti-shqiptarit, reagon PDIU: Qeveria të mbrojë dinjitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vasil Shahini, i konsideruar si kreu i agjenturës greke në Shqipëri, është nderuar nga Bashkia e Dropullit duke i vendosur një bust. Nga ana e saj PDIU ka denoncuar vendosjen e këtij busti, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare, të hapë sytë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial.

“PDIU proteston me forcë për vendosjen e bustit, e nderimin e anti–shqiptarit, Vasil Shahini, në Derviçan, i njohur nga historia dhe shqiptarët si organizator  i masakrave në Jugun e Shqipërisë, themelues dhe drejtues i organizatës terroriste “MAVI”, e krijuar për lirimin e Vorio-Epirit, një term irredentist e pa asnjë bazë historike dhe e paqenë…

Krijimi i Bashkive minoritare në kundërshtim me direktivat e BE-së, pikërisht për të mos u kthyer në enklava të ndasive, por në respekt reciprok e bashkëjetese, po tregon për shkelje sistematike të ligjeve dhe kushtetutës.

PDIU thekson se tashmë janë të përsëritura “betejat” për tabelat që duhet të shkruhen në dy gjuhë, e në krye në gjuhën Shqipe, tensionet në varrezat e Bularatit, apo rasti i Kacifasit, që për shkak të lëshimeve dhe vendosjes së  “syzeve te errëta”  të institucioneve të Shtetit Shqiptar, po cenojë dhe integritetin territorial dhe bashkekzistencën ndër etnike .

I bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, organeve ligj zbatuese, SHISH, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, e mbi të gjitha Kryeministrit, që të heqin “syzet e errëta” e të hapin fort sytë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial, e dinjitetit të shtetit dhe shqiptarëve.

Të hapë sytë fort “pa syze të errëta”, për të parë e kuptuar që shkelja sistematike e Kushtetutës e ligjeve, mbajtja në këmbë e Ligjit të Luftës nga Greqia, ngritja e varrezave të  ushtareve grekë, të ardhur si pushtues e që po mbjellin tokën shqiptare në kufijtë imagjinarë të Vorio-Epirit, (kur shumë mirë mund t’u ktheheshin familjareve), heshtja për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, e diskutimi me palën greke për heqjen e emrit Çamëri nga tekstet e historisë së Shqipërisë, lëshimet e rrezikshme e të pa kuptimta në procesin e “CENSUSIT 2020” janë kambana alarmi, e do të na kushtojnë shumë kur të shpërndahet e të na dalë “Tymi i Hashashit” si shqiptarë”, thuhet në reagimin e PDIU-së.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV