Pas sukseseve absolute pozitive, Messi vendos një rekord negativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri tani jemi mësuar me lajmë për të cilat flasin për shkëlqimin e yllit të Barcelonës Lionel Messi.

Tre ndeshje pa shënuar në kampionat janë shumë për një sulmues çfarëdo, por për Lionel Messin mund të konsiderohen një përjetësi.

Pavarësisht 3 asisteve në sfidën ndaj Real Betis, ylli argjentinas regjistroi një rekord negativ. Kjo ishte ndeshja e 3-të rresht që Messi që nuk shënon në La Liga.

Seria negative e ndeshjeve pa gol në kampionat për 6-herë fituesin e Topit të Artë nisi me transfertën ndaj Valencias, vazhdoi me sfidën ndaj Levantes për të kulmuar me duelin e fundit ndaj Real Betis në të cilin gjithsesi Messi e tregoi klasin e tij me 3 pasime për gol.

Messi nuk qëndronte pa shënuar në 3 ndeshje radhazi në kampionat që nga shkurti i vitit 2018-të, por mesa duket konflikti në distancë me drejtorin sportiv Eric Abidal dhe zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona, kanë tensionuar yllin argjentinas i cili nuk është i qetë.

Të fundit

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball me një zbulim tronditës nga...

Lajme të tjera

Web TV