Surpriza e Veliajt për Shën Valentin, “vesh” Bashkinë me zemra të kuqe

Festa e të dashuruarve e 14 shkurtit, Shën Valentini, do të vijë ndryshe në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve edhe në kuadër të 100-vjetorit si kryeqytet.

‘Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Të gjithë të apasionuarit do të gjejnë tek Bashkia edhe logon e qytetit për këtë vit vërtet të veçantë’, njofton bashkia.