Uji, 200 mijë familje paguajnë me fatura aforfe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 200 mijë familje në të gjithë vendin paguajnë ujin me një tarifë standarde të vendosur nga Enti Rregullator i Ujit. Familjet nuk kanë matës për të paguar aq sa konsumojnë. Vitin e shkuar janë instaluar rreth 50 mijë matës të rinj por ende ka punë për t’u bërë. Të dhanë janë bërë të ditura nga ERRU në raportin vjetor.

“Niveli i Matjes” është përmirësuar me 3.5%, krahasuar me vitin 2018. Gjatë vitit janë instaluar rreth 50 mijë matësa uji. Në sektor ende raportohen 199,543 klientë pa matësa nga të cilët 8,201 janë të kategorisë jo familjarë. Konsumatorët duhet që të faturohen për volumin e ujit që ato konsumojnë dhe jo aforfe. Konstatohet se pothuajse të gjitha shoqëritë e kanë përmirësuar këtë tregues, ndërkohë që vetëm UK Devoll ka mundur të ketë 100% shërbimin e matur. Nëse do të vazhdohet me ritmet e dy viteve të fundit në mbyllje të vitit 2022 asnjë klient nuk do të faturohet aforfe, por sipas konsumit të matur” vlerëson ERRU në raportin vjetor të sektorit.

Sa i takon aspektit financiar që ka pasur instalimi i matësve të rinj të ujit Enti vlerëson se një pjesë e të ardhurave të ujësjellësve kanë rënë pikërisht për këtë arsye pasi faturimi aforfe të paktën për familjarët ka pasur një kosto më të lartë për ta ndërsa vendosja e matësit ka bërë që fatura e tyre të jetë më e ulët. Kjo rrjedhimisht është reflektuar edhe tek të ardhurat e ujësjellësve.

 

“Rritja e volumit të ujit të faturuar duhet të ishte më e konsiderueshme, por në rritjen minimalë të saj ka influencuar instalimi i 50 mijë matësave të cilat ulin konsumin mesatar, mesatarisht për familje me 4 persona nga 18 m3/muaj që presupozon faturimi aforfe, në rreth 12m3 në muaj për familje në faturimin me matje. Shoqëritë me performancë të dobët të këtij treguesi (mbi nivelin 70% UPA) paraqiten UK Berat Kuçovë, Cërrik, Durrës Fier dhe Vlorë” thuhet në raport

Të fundit

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj...

U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin/ Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes në mënyrë të pazakontë, duke qëndruar në...

“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin, i kërkon llogari për votat

Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në...

Lajme të tjera

Web TV