VIDEO/ Autogoli më i bukur ndonjëherë, lojtari e përjeton rëndë momentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i zhvilluar mbrëmjen e djeshme midis Paris Saint Germain dhe Olympique Lyon është më i rëndësishmi i futbollit francez.

Rezultati i këtij takimi ka qenë 4-2 për kampionët në fuqi të Francës, ku një nga shënimet ishte autogol.

Minuta e 47-të e lojës ishte dhe momenti më i veçantë i këtij takimi , kur mbrojtësi i majtë i Olympique Lyon,  Fernando Marcal shënoi në portën e tij.

Aksioni i bërë nga Julian Draxler , i cili ktheu topin në zonë, që u largua nga Rafael fillimisht, por Draxler e riktheu përsëri në zonë topin, të cilin në tentim për ta larguar fuqishëm Marcal e dërgoi në portën e tij.

Autogoli i brazilianit ka bërë xhiron e rrjetit, duke u konsideruar si më i bukur i shënuar ndonjëherë.

30-vjeçari e përjetoi shumë rëndë këtë autogol dhe pas nëntë minutash lojë u zëvendësua nga trajneri Rudi Garcia./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV