Çmendet shqiptari, tenton të përdhunojë 21-vjeçaren italiane në disko!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediet italiane kanë folur në lidhje me një rast të rëndë ku një shqiptar, 24 vjeç ka tentuar të dhunojë seksualisht një vajzë në një disko në zonën e Ravenës. Ngjarja e rëndë është bërë menjëherë e ditur për policinë e cila e ka vënë në pranga shqiptarin duke siguruar edhe dëshminë e vajzës. Sipas të dhënave që janë publikuar në mediet lokale thuhet se vajza ka patur shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në pjesë të trupit teksa djali shqiptar ka tentuar të abuzojë pa dëshirën e saj. Djali është arrestuar dhe është vënë nën një akuzë të rëndë që lidhet me abuzim dhe dhunë seksuale ndaj një gruaje ndërkohë që polici ka sekuestruar edhe pamjet e lokalit në të cilin ka ndodhur ngjarja.

Mediat italiane shkruajnë se episodi ndodhi gjatë fundjavës së kaluar, konkretisht midis të shtunës dhe të dielës. I riu vëzhgoi vajzën brenda një prej diskove më të njohura të bregdetit të Ravennas. Për këtë arsye, 24-vjeçari iu afrua asaj menjëherë duke provuar një mundësi. Sidoqoftë, vajzës së re nuk i ka pëlqyer këmbëngulja e të huajit dhe e ka refuzuar. Më pas ajo ka tentuar të largohet. Megjithatë i riu shqiptar thuhet se nuk e ka pranuar refuzimin e për pasojë vajza ka ikur jashtë. Më pas djali e ka ndjekur duke e zënë në ambientet e jashtme të lokalit, më saktë në pjesën e garazhit. Atje edhe e ka dhunuar. Mediet saktësojnë se ka qenë ora diku rreth 03.00 dhe vajza ka qenë e frikësuar pasi nuk ka patur asnjë mbrojtje deri në momentin që ka ulëritur.

Në terror, vajza megjithatë gjeti forcën për të rezistuar dhe për këtë arsye ajo u sulmua në mënyrë barbare nga shqiptari. Thirrjet e dëshpëruara të 21-vjeçares alarmuan pjesëtarët e tjerë të klubit të natës, të cilët telefonuan policinë. Fillimisht ndërhyri stafi i sigurimit të diskos dhe më pas mbërriti policia. Karabinierët pas dëgjuan historinë e viktimës dhe dëshmitarëve, prangosën 24-vjeçarin dhe e çuan në komisariat për identifikim.n.k/Fjala.al/

Të fundit

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e pensioneve me Letoninë

Shqipëria përmbylli raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Raundi i dytë i...

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. Mësohet se i...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Lajme të tjera

Web TV