Enton Abilekaj: Opozita e çoroditur, nuk ka koherencë, rrëzoi kauzat e 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Nga shkurti në shkurt, rrugëtimi fito-humb i opozitës

Opozita shqiptare në shkurtin e vitit të kaluar ndërmori aktin ekstrem politik, djegien e mandateve të deputetëve, duke u larguar nga Parlamenti. Kauza që “justifikoi” këtë lëvizje u shoqërua me tri kushte: largim i Kryeministrit Edi Rama; krijimi i një qeverie teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Pas një viti asnjë prej tri kushteve nuk është arritur. A është dobësuar apo forcuar më shumë opozita?

Nuk mund ta them nëse është forcuar apo dobësuar opozita pas një viti. Nuk kemi sondazhe të besueshme për të treguar këtë, por ka dy faktorë kryesorë ndikues në forcimin ose dobësimin e saj: I pari lidhet me vetë opozitën, besueshmërinë dhe koherencën e saj, zgjidhjen e kauzave me të cilat u bashkua në 2019 dhe i dyti lidhet me kundërshtarin, pra me mazhonancën, me punën e saj, me kënaqësitë dhe pakënaqësitë që shkakton, me impaktin ekonomik-social dhe politik të saj. Për faktorin e parë, mund të thuhet se opozita nuk ka as besueshmëri, as koherencë në linjën e saj që nga 2017-ta. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, refuzoi të vazhdonte marrëveshjen “Rama- Basha” të 17 majit, me argumentin e blerjes së votave që solli deformimin e vullnetit të votuesve. Ky argument dominoi gjithë veprimtarinë e opozitës deri në shtator 2019, kur u zëvendësua papritur nga iniciativa e Bashës për të bashkëdrejtuar fushatën për hapjen e negociatave dhe pastaj në 2020 me një ulje të papritur në një tryezë që mund të përkufizohet si “ngrënie e turpit me bukë”. Në një tryezë që rrëzoi gjithçka dhe e ktheu situatën në shtator të 2017-ës, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Këto lëvizje të çoroditura tregojnë që opozita nuk ka asnjë lidhje me ato kauza që u mundua të përfaqësonte veçanërisht gjatë 2019, duke dalë nga sistemi për t’u bashkuar me njerëzit në rrugë. Këto lëvizje vetëm tregojnë se opozita ka padurimin e marrjes së pushtetit, me çdo kosto, duke shitur gjithçka dhe gjithkënd për karriget e pushtetit. Ndërsa faktori i parë shkon kundër opozitës, faktori i dytë është pro saj. Edi Rama në delirin e autokratit të babëzitur, po e bën jetën e shqiptarëve të padurueshme. Varfëria shtohet në funksion të pasurimit të një grushti shokësh, liritë kufizohen në funksion të instalimit të një diktature të re, që pavarësisht se ka për protagonistë socialistë dhe ish-komunistë, ngjan më shumë me fashizmin. Shteti i shpërbërë në funksion të kriminelëve – partnerë të ngushtë të Kryeministrit, po rrezikon të rrëzohet, nevoja për ndryshim po bëhet akute. Nuk mund ta them me siguri në këto kushte nëse opozita është më e fortë apo më e dobët, por mund të thuhet se më shumë ka punuar Rama për opozitën se vetë opozita.

Mbajtja e protestave masive ishte një nga nismat e opozitës, çka u përkthye në një lëvizje jo vetëm kundër qeverisë, por edhe një “rimbledhje” të elektoratit të vetë opozitës. A mjafton vetëm ky sukses?

Nuk besoj se rimbledhja e elektoratit do të mjaftonte për zgjedhjet, sidomos kur është përballë një pushtet autokrat dhe kleptokrat. Opozitës i duhet të zgjerojë aleancën me elektoratin gri dhe të bindë se rrotacioni nuk do të jetë vetëm ndërrim fytyrash, por do të sjellë ndryshim të vërtetë. Deri tani, mund të themi se rrotacioni është vetëm një hap para, por nuk është zgjidhje.

Aktualisht, opozita dhe mazhoranca duket se kanë ulur tonet e përplasjes në nismën që kanë marrë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por pati kritika për këtë lëvizje të PD-së dhe LSI-së si dy forcat kryesore opozitare, ku nga eksponentë të rëndësishëm të PD-së, kryesisht lokalë, por edhe një pjesë e elektoratit e konsideroi një humbje të kauzave të ngritura. A qëndron ky perceptim?

Lexo edhe :  “PS i dha shpatën e ndëshkimit drejtësisë”, Rama: Do ta pastrojmë ‘shtëpinë’ tonë!

Ky është perceptimi i drejtë i atyre që e mbështesin kauzën e zgjedhjeve të lira, që nuk i ngriti opozita. Ato kauza ishin prej vitesh aty dhe një grup social, jopolitik, i mbështetur prej vitesh. Opozita vetëm sa u bashkua përkohësisht me këto kauza dhe në 12 janar bëri divorcin me to ose i shiti për të ardhur në pushtet. Ky është një perceptim që vjen nga ata që duan ndryshim të sistemit politik në vend dhe fund të tranzicionit, jo nga ata që presin më lugë në brez ardhjen e opozitës në pushtet.

PD duket se ka mundur të mbledhë elektoratin e saj tradicional, por historia politike në vend ka treguar se asnjë prej forcave kryesore nuk mund të marrë pushtet vetëm me zgjedhësit që në përgjithësi futen në militantizmin politik. Nevojitet përçimi i një fryme më të madhe dhe bindje të elektoratit gri, i cili kërkon programe, premtime që kanë fakte që do të mbahen dhe nisma, të cilat tregojnë se qeverisja e së nesërmes do të jetë vërtet ndryshe. A e ka arritur opozita tërheqjen e elektoratit gri?

Mendoj që jo. Elektorati gri, që vjen duke u zvogëluar bashkë me shtresën e mesme dhe intelektuale të shoqërisë, nuk ka sot arsye madhore për të mbështetur besimin tek opozita. Mendoj që opozita kujdeset më shumë për llogaritë matematikore të votuesve tradicionalë. PD plus LSI bëjnë më shumë se PS. Kjo ka ndodhur deri në 2017-ën. 25 qershori i atij viti e përmbysi këtë llogari, por opozita vazhdon të insistojë se llogaria u bë gabim për shkak të blerjes së votave.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë aktiv në takime me qytetarë, edhe në daljet publike mediatike, por deri më tani ka më shumë denoncime për keqqeverisjen (të cilën duket se e ka bërë në mënyrën e duhur), por ende pak ofrim të një alternative ndryshe. Në gjykimin tuaj, cili duhet të jetë diskursi politik i liderëve të opozitës, veçanërisht PD-së?

Mendoj që ajo që po bën Lulzim Basha ditët e fundit ka një impakt pozitiv. Ai po prek problemet reale të njerëzve, po merret me ekonominë personale, me mirëqenien. Po demaskon shifrat e statistikave, që edhe po të mos ishin të shtrembëruara, nuk e pasqyrojnë realitetin. Rritja ekonomike 3-4 për qind nuk shkon në xhepat e qytetarëve, por në xhepat e oligarkëve. Frigoriferët bosh të qytetarëve janë realiteti i vendit dhe sigurisht që duhet të jenë prioriteti i politikës, se ky është rezultati që njerëzit presin nga qeverisja. Në këtë këndvështrim, mendoj që fushata e Bashës është më diskredituese se 100 konferenca shtypi ku lexohen përmendësh deklarata apo se mitingjet dhe takimet me mbështetës. Ajo që nuk shkon me këtë fushatë, është se duket jashtë kontekstit politik të privimit të lirive. Pra, nëse mungojnë liritë, e drejta e votës, e drejta e fjalës etj., është e kotë të premtosh që do ta ndryshosh situatën, kur nuk ke mjetet, nuk mund as të vish në pushtet për ta ndryshuar./FJALA.al

Ergys Mërtiri: Opozita, delegjitimoi qeverinë në kushtet e një shteti autokratik

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV