Propozim rrufe nga Bricjap impulsiv, deklaratë romantike nga Demi dhe Peshorja apo fejesë ‘e përjetshme’ dhe asnjë shpresë për ata që janë me Binjakët apo Shigjetarin? Zbulo sa duhet të presësh për tu veshur nuse në bazë të shenjës së tij të horoskopit.
1- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Dashit
Do ta bëjë pyetjen e rëndësishme dhe madje shumë shpejt. Njerëzit e kësaj shenje janë impulsiv dhe ndoshta edhe për këtë shkak, janë njerëzit që kanë tendencën të martohen më parë se gjithë shenjat e tjera! Nuk rri e mendohet shumë, përkundrazi, e merr shumë shpejt iniciativën.
2- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Demit
Do ta bëjë pyetjen e rëndësishme, merre qetë edhe nëse nuk ndodh shumë shpejt. Demët janë disi të avashtë në këto gjëra, kanë nevojë për qartësi absolute dhe qetësi për të bërë zgjedhjen e tyre. Megjithatë martesa, pasja e një shtëpie të bukur dhe e një njeriu pranë është pjesë e ëndrrave të jetës së tyre.
3- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Binjakëve
Mund t’ju habisë me kërkesën për martesë, por vetëm nëse ka gjetur personin e duhur, të durueshëm dhe aspak mbytës, në të kundërt ideja për tu mbyllur në një shtëpi me një njeri për gjithë jetën mund ta çmend atë.
4- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Gaforres
Do ta bëjë shumë shpejt propozimin sepse nuk duron dot t’ju ketë larg. Kjo shenjë e horoskopit është shenja e familjes, dashuron të ketë pranë njerëzit që i do shumë. Nëse je ajo e duhura, mos u shqetëso. Do ta shohësh që nuk do të duhet të presësh shumë.
5- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Luanit
Edhe njerëzit e shenjës së Luanit mund ta bëjnë shpejt këtë propozim ose atëherë kur nuk e pret. Kjo sepse atyre vazhdon t’u pëlqej ideja për të qenë ‘kapo’, në këtë rast i familjes. Bëhuni gati sepse nga një Luan mund të merrni një propozim gjigand.
6- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Virgjëreshës
Do ta bëjë propozimin kur të jetë momenti i duhur. Kur situata juaj financiare të jetë në rregull, kur të keni një shtëpi, të keni provuar bashkjetesën dhe të jeni të sigurtë të dy. Sigurisht partnerët e kësaj shenje nuk tërhiqen thjesht nga ndjenjat që ekzistojnë mes jush.
7- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Peshores
Varet shumë nga mosha. Është një shenjë që e dëshiron shtëpinë dhe familjen, por pëlqen gjithashtu të argëtohet dhe ta marrë jetën lehtë. Por ama kur të jetë momenti i duhur për tu sistemuar, jini të qeta sepse propozimi do të vijë, dhe madje do të jetë shumë romantik!
8- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Akrepit
Nuk do t’i vijë aspak spontane dëshira për tu martuar, por nuk është e thënë. I gjithë ky mosbesim i tiji për një vendim kaq të rëndësishëm mund të ndryshojë nëse është e qartë se ju jeni personi i duhur për të. Qëndro me të dhe mos i humbni shpresat!
9- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Shigjetarit
Mund edhe të harroj të kërkoj martesë! Për një Shigjetar martesa do të thotë të heqë dorë nga liritë dhe aventurat që i do aq shumë. Sigurisht, më vonë, me kalimin e viteve i thërret mendjes ndërsa ju, ju duhet të jeni të durueshme.
10- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Bricjapit
Do ta marrë këtë hap, por jo shumë shpejt dhe me siguri jo me shumë romanticitet. Do ta bëjë sepse është e drejtë ta bëjë dhe gjithashtu marrja e një impenjim serioz dhe afatgjatë bënë pjesë në karakterin e tij. Të paktën kështu e dini se me të nuk bëhet shaka.
11- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Ujorit
Martesa nuk është tamam në natyrën e tij sepse mund të kufizojë dashurinë e tij për lirinë. Megjithatë, nëse gjen personin e duhur, i cili do të dijë t’i japë gjithmonë hapësirën e tij, nuk do të jetë aspak problem të lidhë gjithë jetën me të e madje ta propozojë në mënyrën e duhur.
12- Nëse je në një lidhje me një partner të shenjës së Peshqit
Do ta bëjë pyetjen e madhe me qetësi e madje do të jetë edhe shumë romantik. Kjo shenjë e dashuron afrimitetin me partnerin e vet, nuk duron dot të jetë larg për shumë kohë e mbi të gjitha adhuron të shoh kur dashuria triumfon. Përgatituni për një martesë!