Kërcënon Donald Trump: Do të krijoj armën më të fuqishme në planet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka kërcënuar hapur botën se nëse Rusia dhe Kina nuk nënshkruajnë marrëveshjen për reduktimin e armëve bërthamore, atëherë SHBA do të krijojë armën bërthamore më të fuqishme në planet.

Duke folur për buxhetin e SHBA-ve në ushtri, Trump theksoi se Rusia dhe Kina duhet të ndalojnë shpenzimet në miliarda e miliarda dollarë për fuqizimin me armë bërthamore.

Deri në arritjen e një marrëveshje me këto vende, SHBA sipas tij do të krijojë armën më të fuqishme në planet përmes energjisë bërthamore.

Për momentin Rusia dhe Kina duan të negociojnë me ne. Por, në të njëjtën kohë, ata duhet të ndalin shpenzimet në miliarda dhe miliarda dollarë për armët bërthamore. Sidoqoftë, derisa të arrijmë një marrëveshje të tillë, e vetmja gjë që mund të bëj është krijimi i energjisë bërthamore më të fuqishme në botë”, tha ai.

Sipas tij, Amerikës i duhen raketa super të shpejta pasi Moska po i zotëron armë të tilla. Trump vuri në dukje se pala ruse ka qenë e aftë të merrte informacion mbi teknologjitë e duhura nga lidershipi i mëparshëm amerikan.

Traktati i frenimit të armatimit bërthamor (START-3) skadon më 5 shkurt 2021. Ndërsa ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete se kur mund të fillojnë bisedimet, ndërsa Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Robert O’Brien ka njoftuar se Uashingtoni mund nisë “së shpejti” negociatat./Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV