Kryesimi i OSBE-së, Arta Dade: Rama reklamë vetes para liderëve botërorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja e jashtme Arta Dade, gjatë një emisioni në Abc News, ka folur për kryesimin e Shqipërisë në OSBE. Ajo ka akuzuar kryeministrin Rama se shkon me rolin e kryetarit por përfundon duke bërë PR e vetes.

Dade u shpreh se këto takime që Rama i kërkon, nuk janë asgjë më shumë se sa një reklamë personale e Ramës në sytë e liderëve botërorë.

Ish ministrja tha se Rama mund të kishte ngelur i zhgënjyer edhe nga Gent Cakaj, prandaj nuk e ka dërguar më në takime zyrtare.

Arta Dade ka folur edhe për paketën ‘Anti-KÇK’, duke e quajtur të turpshme se si legjislacioni shqiptar mund të ketë ligje me të tillë emra.

Për më tej ajo tha se është e paimagjinueshme se si mund të shkojë Rama dhe të bisedojë me Merkel apo ndonjë lider tjetër për të tilla ligje me këto emra, kur duhet të arsyetojë se çfarë e pengonte në 7 vite si kryeministër të merrte të tilla hapa.

Duke u ndalur te marrja e Presidencës së OSBE, Dade theksoi se Shqipëria nuk ishte zgjedhja e parë, por u favorizua nga tërheqja e Norvegjisë dhe Republikës Çeke.

Ish-ministrja e jashtme ka folur edhe për takimin e Ramës me Kurtin, ku shprehet se ky është një fillim i ri për kryeministrin shqiptar, pas marrëdhënieve të tensionuara me Haradinajn, por duhet që marrëveshjet të mos mbeten vetëm në letra.

Të fundit

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

Lajme të tjera

Web TV