Paketa anti-shpifje/ ‘Venecia’ takohet me Presidentin edhe opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka nisur takimet në ditën e dytë që ndodhen në Shqipëri, ku u takuan me aktorët politikë dhe jo vetëm, për ligjin e mediave audio-vizive. Paraditen e sotme  delegacioni i “Venecias” ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta, ku janë njohur me qëndrimin  e tij.

Ka qenë zyra e medias në Presidencë që ka zbardhur takimin, ku shkruhet se Meta ka thënë që paketa lë Shqipërinë pas në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe kthehet censura në media.

Në orën 17:40, një delegacion i opozitës, me Albana Vokshin, Genc Pollon dhe Edmond Haxhinaston zhvilluan  një takim  me delegacionin e Venecias për çështjen e paketës anti-shpifje.

Ky takim u zhvillua tek zyrat e Këshillit të Europës në Tiranë.

Përfaqësuesja e opozitës Albana Vokshi deklaroi se Edi Rama miraton ligje antikushtetuese dhe antieuropiane, sepse do që të ketë AMA-n nën kontroll.

Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi.

Të fundit

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të...

Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e...

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

Lajme të tjera

Web TV