Qytetarët shohin tmerr me sy/ Shpërthen në flakë shtylla e korrentit

Banorët dhe qytetarë të shumtë te Ish-stacioni i Trenit në kryeqytet janë përfshirë nga paniku teksa një shtyllë korrenti ka marrë flakë.

Shtylla e korrentit ka nisur me shkëndija të njëpasnjëshme duke shpërthyer më pas në flakë, në mes të rrugës, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në videon e BW, shihet se numri i qytetarëve që kalojnë në rrugë është jo i vogël, ashtu si dhe numri i makinave. Ndërkaq, policia ka ndërhyrë menjëherë, për të shmangur një tragjedi të mundshme, duke bllokuar rrugën.