Shqiptarët të parët për kultivimin e fasuleve, mbjellin sa dyfishi i rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë  bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit.  Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë  tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018./Monitor

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV