Kinë/ Tre raste foshnjash me koronavirus, si mbijetuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kinë janë shënuar disa raste kur foshnja fare pak ditësh apo vetëm disa muajsh kanë arritur të mbijetojnë nga koronavirusi.

Foshnja katër muajsh fiton betejën kundër koronavirusit

Një vajzë katër muajshe nga Hainan (Kina) u shërua nga infeksioni koronavirus, të cilin ajo e kontraktoi pasi udhëtoi me familjen në provincën Hubei. Është më e reja në botë që ka mposhtur virusin. Nga ana tjetër, një foshnjë 10-ditore nga Wohan është më e vogla në botë që ka kontraktuar koronavirusin. Një lajm i mirë nga fronti “koronavirus”. Një vajzë katër muajshe nga krahina e Hainan (Kinë) është shëruar nga infeksioni, ajo u kontraktua në 27 janar pas një udhëtimi me familjen e saj në provincën e Hubei. Fatkeqësisht, ekziston një foshnjë e porsalindur 10-ditore nga Wohan që cili është më i vogli në botë me koronavirus, pasi nëna e tij kishte rezultuar pozitive në testin për infeksionin pak para lindjes.

Një tjetër foshnje katër muajëshe mund koronavirusin

Një vajzë katër muajshe që kontraktoi koronavirusin, u kurua dhe doli nga spitali ku ajo u shtrua në provincën jugore të Hainan në Kinë. Spitali Haikou në kryeqytetin e provincës konfirmoi që vajza ishte pacientja më e re në krahinë me pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Sipas raporteve nga China Neës Services (Ecns.cn), vogëlushja ishte kthyer në Haikou pasi udhëtoi me familjen e saj në qytetin Xiaogan, një qytet në provincën e Hubei dhe menjëherë pas kësaj ishte diagnostikuar në 27 janar me infeksionin koronavirus, pra kur ishte vetëm tre muajshe. Ka pasur 142 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në provincën tropikale të Hainan, si dhe tre vdekje.

Lexo edhe :  Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t'i tallur me miqtë?

Foshnja e porsalindur ka kontraktuar koronavirusin

Një foshnjë kineze 10-ditëshe u diagnostikua me koronavirusin e ri vetëm 30 orë pas lindjes: sipas mediave kineze, deri tani është personi më i ri që ka kontraktuar infeksionin. Djali lindi në 2 shkurt në Wuhan, që është epiqendra e virusit. Nëna e foshnjës kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirusin, pak para lindjes. Ende nuk është e qartë se si u transmetua sëmundja, qoftë në barkun e nënës, qoftë pas lindjes. Fëmija tani është në gjendje të qëndrueshme dhe mbahet nën vëzhgim.

Zeng Lingkong, mjek dhe drejtor i departamentit të mjekësisë neonatale “Wuhan Children Hospital”, tha për Reuters: “Të gjitha këto na kujtojnë t’i kushtojmë vëmendje faktit që transmetimi i koronavirusit është i mundur nga nëna tek fëmija”. Prandaj është e mundur që transmetimi të ketë ndodhur në mitër.

Nga ana tjetër, “është plotësisht e mundur që fëmija ka kapur virusin në një mënyrë konvencionale, d.m.th., duke thithur pikat e virusit nga kolla e nënës”, tha Stephen Morse, një epidemiolog në “Mailman School of Health Public” të Universiteti Columbia.

Burimi / https://www.nostrofiglio.it/

Përgatiti: L.V

Të fundit

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124,...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Lajme të tjera

Web TV