Meta “gati për luftë”: Do i bëj thirrje shqiptarëve të mbrojnë Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer idesë së disa muajve më parë për t’i bërë thirrje shqiptarëve të dalin në një “revolucion masiv” në “mbrojtje të Kushtetutës”.

Meta kishte planifikuar ta bënte një gjë të tillë përpara muajit nëntor, kur marrëdhëniet mes tij dhe maxhorancës ishin në kulmin më të keq. Por e la në harresë këtë ide, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Këtë herë, Meta i është rikthyer idesë duke thënë se do “i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës”.

Presidenti i Republikës është në detyrë deri në 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le të kërkojnë çfarëdo interpretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”, tha Meta.

Përplasja ime do jetë ballore me këdo që prek Kushtetutën. Për këtë të jenë të sigurt të gjithë, si në mazhorancë edhe në minorancë”, u shpreh më tej presidenti Meta.

Presidenti i Republikës, deklaroi gjithashtu se Kuvendi duhet të shpërndahet, pasi nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ai e ka quajtur edhe njëherë ilegjitim Kuvendin.

Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”, tha Meta në Euronews Albania.

Të fundit

12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore...

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Lajme të tjera

Web TV