“Shqiptarët i duan kolegët (e mi) në burg”, Rama: E kuptoj padurimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot edhe kritikave që po i bëhen për “Operacionin Forca e Ligjit”, i cili synon vetëm pasuritë e krimit të organizuar, por jo ato të politikanëve të korruptuar.

Rama tha në Kuvend se Qeveria dhe politikanët nuk mund të kontrollojnë pasuritë e tyre, pasi kjo është detyrë ekskluzive e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Unë nuk mund të kontrolloj pasurinë time. Unë pasurinë time dhe të gjithë ne e deklarojmë pasurinë tonë. Deklaratat e pasurisë sonë të përvitshme janë në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Ai është institucion i pavarur. E bën mirë, s’e bën mirë, kjo është një çështje që mund ta disktuojmë. Por nuk është policia që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo të gjyqtarëve. Nu kështë Qeveria, larg qoftë, që duhet të kontrollojë pasuri politikanësh apo gjykatësish, sepse nuk jemi në vitin 1945. Këto janë çështje ekskluzive të drejtësisë së pavarur që ne po ndërtojmë”, tha kryeministri.

Rama theksoi se e kupton padurimin e shqiptarëve për të dënuar politikanët e korruptuar, për të cilët tha se janë kolegë të tij jo vetëm në parti, por edhe në qeverinë e mëparshme.

“Unë e kuptoj padurimin e shqiptarëve për të parë në burg disa prej kolegëve. Dhe kur them kolegë nuk them vetëm për partinë, por edhe për opozitën dhe të qeverisë së mëparshme. Por kujt t’ja kërkojmë këtë?”,- pyeti Rama, duke shtuar se këtë do e bëjnë institucionet e reja të ngritura dhe në ngritje e sipër në kuadër të reformës në drejtësi.

“Gjyqtarët e KÇK-së”, Rama tregon si do të luftohen në kohë reale

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV