Sulmet siriane/ Reagon Erdogan: Do iu godasim pa mëshirë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të Sirisë ndaj ushtarëve turq në Idlib, ku humbën jetën 13 persona.

Sipas Erdoganit, Turqia do të godasë forcat e regjimit sirian nëse ushtarët turq pësojnë qoftë edhe dëmin më të vogël.

“Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit. Turqia është e vendosur për t’i nxjerrë forcat e regjimit sirian deri në fund të shkurtit përtej pikave të saj të vëzhgimit, jashtë kufijve të përcaktuar me Marrëveshjen e Soçit. Ne do ta bëjmë këtë pa ndonjë dallim nga toka dhe ajri. Në pikën që kemi arritur, ne nuk do të tolerojmë më askënd me egërsi, fanatizëm, shitje, provokime”.

Teksa regjimi i Bashar al Asadit dhe Rusia vazhdojnë sulmet e tyre në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, theksohet se në sulmet e ndërmarra nga regjimi kanë humbur jetën 13 persona, transmeton Anadolu Agency.

Ndërkohë që avionët luftarakë të regjimit të Asadit kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib, bëhet e ditur se avionët e Rusisë kanë bombarduar pjesën periferike të Halepit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha), mësohet se në sulmet e avionëve të regjimit kanë humbur jetën 13 civilë, prej të cilëve 12 në qendrën e qytetit Idlib dhe një në fshatin Kafr Taal. Sipas observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, theksohet se avionët rusë që nga mëngjesi kanë vendosur në objektivin e tyre qendrat e rajoneve Atarib dhe Darat Izzah, zonat Ureim Kubra, Kafr Hamra, fshatin Xhine dhe rajonin Leyremun në Halepit i cili ndodhet brenda rajonit të deeskalimit Idlib. Ndërkohë që ende nuk ka arritur ndonjë informacion lidhur me të vdekurit ose të plagosurit në bombardimet e Rusisë.

Lexo edhe :  Louise Casey ka të drejtë: fëmijët duhen shpëtuar nga bandat e shfrytëzimit seksual

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit. Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 767 mijë persona.

Të fundit

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve u ka lejuar të kryejnë...

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas...

Lavdia e “SS United States”, transoqeanikut më të shpejtë në historinë detare të botës

Përgatiti: Leonard Veizi Ajo ishte një simbol luksi dhe elegancë edhe pse e ndërtuar me një frymë ushtarake. Për më tepër ishte një simbol i...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV