Aksidenti, reagon Ilda Bejleri: A u shfrytë o shqiptarë?!  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri, ka reaguar sërish pas ngjarjes që bëri bujë mediatike, ku ajo përplasi me makinë 63-vjeçaren Enriketa Gjuzi, dhe u largua me shpejtësi, pa i dhënë ndihmë. E plagosura tha se do ta kishte falur, nëse ajo do t’i jepte ndihmë, por për Bejlerin kjo është një deklaratë e rreme, ndërsa paralajmëron se shumë shpejt do publikojë dokumentet e spitalit, që sipas saj, tregojnë se zonja s’ka patur asgjë, përveç një shembjeje në këmbë, por pa kontakt me makinë.

Sipas moderatores, znj Gjuzi është rrëzuar në rrugë nga nxitimi për të kaluar, ndërsa shton se ajo po kërkon dëmshpërblim, pasi i kanë thënë se tani mund të përfitojë ndonjë gjë. Ajo ka sulmuar mediat dhe këdo që është marrë me të dhe ngjarjen e saj ndërsa ka bërë me dije se s`ka ndërmend t`i jap asnjë lekë gruas që është në spital.

Postimi i plotë:

“E di.. keni mllef për këdo, sidomos për njerëzit që dalin ne ekran! A u shfrytë o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq për zonjën që si ndodhi asgjë, thjeshtë një shembje sepse po nxitonte dhe u rrëzua, po fundja edhe për kalimtarët ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojnë vijat e bardha! Apo jeni të lumtur sa mirë ju bë kësaj që u gjend rastësisht afër një zonjë që endej mes makinave?!

Po kur makina ishte e ndaluar si vallë zonja qenka përplasur!? Apo po kërkon dëmshpërblim tani që i thanë “mund të përfitosh noj gjë”?! Shumëshpejt do publikojmë dokumentet e spitalit që zonja s`ka pas asgjë, përveç një shembjeje në këmbë por pa kontakt me makinën, thjeshtë nga nxitimi me kalu sikur jetojmë në Afganistan! E rëndësishme është që zonja ka dal nga spitali dhe uroj t`i vijnë dhe mendtë me atë rast e mos të dëgjoj njerëzit që po përfitojnë prej saj për disa klikime me shumë. Çdo gjë që ka thënë në atë telefonatë ajo zonja është mashtrim. Dhe për këtë ka dëshmitar!

Lexo edhe :  Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset/ Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren

….Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo! Dje vajta vete në polici, pashë videon, lashë makinën pa asnjë shenjë në të dhe u ktheva në shtëpi”! n.k/Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate...

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Lajme të tjera

Web TV