E blinduar apo jo? Rama: Verifikojeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u dha përgjigje akuzave se ditën që u arrestuar Vladimir Gjuta, u largua nga selia e PS-së me makinën e blinduar të vëllait të tij Olsi Rama.

Rama ka zgjedhur që me të njëjtën makinë, tip “Lincoln” të shkojë në ambientet e televizionit Klan.

I pyetur për këtë gjë nga gazetari Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion”, Rama i sfidoi duke thënë se mund të shkojnë ta kontrollojnë nëse është e blinduar apo jo.

“Makina është që në vitin 2009, ma ka sjellë im vëlla kur kamqenë në opozitë, nuk është e blinduar. Ka dalë një lajm që kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, në fakt kam çuar në servis makinën që ishte copë-copë dhe kam marrë makinë me qira. Unë përdor atë makinë se nuk kam dashur t’i kushtojë para, se nuk jam as i dhënë pas makinave. I them këto se audienca është e mbushur me gënjeshtra. Unë nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministrër. Makina që thonë se është Benz i ri me raketa brenda, është me qira që ta jep servisi”, u shpreh Rama.

Të fundit

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV