Familja Cuka në banesë të re, Rama: Shpresoj tek Konferenca e Donatorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka vizituar tek banesa e re familja Cuka nga Thumana. Kjo familje në tërmetin e 26 nëntorit 2019, ka humbur dy anëtarë të saj, Fatmira Cukën dhe Sardi Cukën.

Të mbijetuarit e tjerë të kësaj familje, janë sistemuar në banesën e re 2 plus 1, pasi kishin qëndruar për tre muaj me bonus qeraje.

Bujar Cuka, kryefamiljari rrëfen edhe çastet e tmerrit gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Sapo kam dal nga shtëpia, dola zbathur pasi u shemb. Qëndrova poshtë derës se pallati u shemb deri në kat të dytë. Nuk bëja dot asgjë. Tani jam mirë. ”- tha Bujar Cuka.

Ndërkohë kryeministri Rama ka folur për Konferencën e Donatorëve ku thotë se nuk pret diçka simbolike por diçka të madhe me rast që bashkë me fondet në Shqipëri dhe diçka shtesë të plotësohen të gjitha nevojat të cilat kapin faturën e 985 miliona eurove.

Ditën e hënë do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel me qëllim për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama u shpreh se është optimist.

Kemi këtë konferencën të hënën, të shohim se çfarë do të marrim, nuk është se presim të mbyllen të gjitha, por kemi punuar me kontakte me udhëtime, me takime edhe kemi një ndjesi të mirë, që nuk do të jetë diçka thjesht simbolike apo shumë nën pritshmërinë.

Pritshmëria ime është që të kemi një mbështetje që të na japë mundësinë që bashkë me fondet që kemi vendosur vetë dhe nga dy ide të tjera që do i vendosim në lëvizje pas pak ta plotësojmë nevojën edhe ta shfrytëzojmë këtë moment, këtë plagë për ta bërë shumë më mirë dhe të fortë organizimin më pas. Ata që ikën nuk i kthejmë dot, por ata që u goditën t’u japim mundësi të hyjnë në një jetë të re dhe të gjithë do të kenë banesa më të mirë se ata që kishin. Kjo është sfida“, tha Rama.

Lexo edhe :  Dashnor Sula: "PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton"

Ndërkohë kryeministri i ka dhuruar të zonjës së shtëpisë, Megi Cukës një libër të autorit turk Orhan Pamuk.

Ky është një nga librat më të bukur të shekullit të 20. është fantastik. Super libër. Shumë kush harron me ikjen e kohës por ne nuk harrojmë”, i tha Rama.

Të fundit

U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e...

Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit!

Negociatat janë duke u zhvilluar për një armëpushim të mundshëm në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit. Grupi terrorist palestinez po reziston dhe informacionet e...

Shteti bektashi/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për dokumentarin mbi bektashizmin të gazetarit britanik Robert Hackman ne Dritare Tv, konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai...

Traktati i Berlinit – Fuqitë e Mëdha ridizenjojnë Ballkanin, shmangin Shqipërinë

13 korrik 1878 - Kongresi i Berlinit Nga Leonard Veizi Në sallonin e ftohtë të diplomacisë europiane, ku globi rrotullohej mbi tavolina bisedimesh të nxehta dhe...

DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV