Iu hoq imuniteti/ Ish-ministri i Brendshëm rrezikon 15 vjet burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani u hap rruga për një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, për shkak të politikës së tij të ashpër ndaj refugjatëve. Shumica e Senatit në Romë votuan për heqjen e imunitetit të Salvinit. Kreu i ekstremit të djathtë, Lega, akuzohet nga një gjykatë në Catania për “shpërdorim detyre” dhe “privim lirie”.

“Bruno Gregoretti” e bllokuar për ditë të tëra

Në dosjen e Catanias bëhet fjalë për 131 refugjatë, të cilët, në korrikun e vitit të kaluar, Salvini i kishte mbajtur të bllokuar në bordin e anijes “Bruno Gregoretti”. Salvini dhe Lega e tij, të cilët ndiqnin një kurs të ashpër kundër imigrantëve, e kishin refuzuar për disa ditë që anija të hynte në një port italian. Vetëm kur vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, kishin pranuar të merrnin refugjatët në vendet e tyre, ai lejoi që anija të hynte në bregdet.

Pas votimit, Salvini tha: “Unë mbrojta Italinë e për këtë do të shkoj në gjyq. Por kam besim të plotë te gjykata”. Kreu i opozitës shtoi se ai nuk do të dënohet, sepse kishte mbrojtur kufijtë e italisë. Salvini ishte Ministër i Brendshëm nga qershori 2018 deri në fillim të shtatorit 2019.

Në rastin se dënohet ai kërcënohet me deri 15 vjet burg. Veç kësaj, atij mund t’i pezullohet aktiviteti politik për deri në 8 vjet. Në janar, komiteti përgjegjës parlamentar votoi për heqjen e imunitetit të Salvinit. Tani edhe senati e miratoi këtë vendim duke hapur kështu rrugën për një gjyq ndaj Salvinit.

Ende e hapur çështje e anijes “Open Arms”

Drejtësia italiane ishte përpjekur edhe në mars të 2019-ës t’i hiqte imunitetin Salvinit për shkak të refugjatëve. Por asokohe Senati kishte votuar kundër. kësaj kërkese Atëherë bëhej fjalë për anijen “Diciotti”, e cila ishte mbajtur e bllokuar një vit më parë.

Lexo edhe :  Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Në atë periudhë, Salvini si ministër ishte përfaqësuesi i fortë i një qeverie të përbërë nga Lega dhe “Movimento 5 Stelle”. Në Shtator 2019 në pushtet erdhi koalicion i ri i partisë M5S me socialdemokratët, duke zëvendësuar qeverinë e vjetër.

Pas votimit të fundit, Senati duhet të vendosë për rastin e një anije tjetër shpëtimi të mbajtur e bllokuar gjatë kohës së Salvinit: “Open Arms”. Se kur mund të fillojnë proceset gjyqësore, kjo nuk dihet ende./DW

Të fundit

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

Lajme të tjera

Web TV