Jep dorëheqjen Elton Haxhi, zv.ministri i Ekonomisë në qeverinë Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Haxhi  zv.ministri i Ekonomisë në qeverinë  Rama ka dhënë dorëheqjen. Kjo dorëheqje vjen pasi  Ministria e Financave humbi betejën me kompaninë Albania Duty Free Distribution në aeroportin “Nënë Tereza”, gjë që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar.

Haxhi u emërua Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomise në tetor 2017 dhe ka qenë përgjegjës për sektorin e të ardhurave fiskale, kontabilitetin, auditimin, kontrollin financiar.

Ish-zv-ministri Haxhi gjithashtu ishte drejtues i procesit të “screening” për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me tatimet, doganat, ligjin e shoqërive tregtare, kontabilitetin, auditimin dhe kontrollin financiar.

Pak kohë përpara tij u dorëhoq nga i njëjti pozicion edhe zv.ministri Erjon Ruçi.

Ndërkaq ish-ministri Elton Haxhi ka një eksperiencë profesionale mbi 24 vjeçare në fushat e auditimit, raportimit financiar, taksave, dhe drejtimit financiar. Gjithashtu ai ka qenë i angazhuar në pozicione drejtuese për më shumë se 7 vjet me Ernst&Young Albania dhe KPMG Rusi.

Përpara emërimit si zëvendësministër, ai ka qenë drejtuesi kryesor i shoqërisë së auditimit Baker Tilly Albania, ndër 10 kompanitë e auditimit më të mëdha në botë.

Ndërkohë, Haxhi është shprehur se e ka dhënë dorëheqjen pasi i ka mbaruar mandati.

Të fundit

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Lajme të tjera

Web TV