Messi mrekulli jo vetëm në fushë, ndërton një qendër për fëmijët me kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra më e madhe evropiane për kancerin e fëmijëve, po ndërtohet falë mbështetjes së Fondacionit “Leo Messi” dhe që do të fillojë të funksionojë brenda këtij viti.

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit por ai gjithashtu veçohet për gjestet e tij të solidaritetit dhe afërsisë me ata që vuajnë, veçanërisht fëmijët. Përmes fondacionit që mban emrin e tij, kampioni argjentinas ka mbledhur mbi 30 milion euro, të cilat do t’i investojë për ndërtimin e qendrës më të madhe në Evropë të trajtimit të kancerit pediatrik.

Spitali i ri do të ndërtohet në Barcelonë dhe do të jetë një qendër e specializuar që do të bëjë kërkime për të mposhtur sëmundjen, por që padyshim që do të merret edhe me trajtimin pacientëve.

Messi, përveç dhurimit personal dhe mbledhjes së fondeve përmes fondacionit, ka përdorur imazhin e tij për të promovuar fushatën reklamuese të projektit. Kostoja për ndërtimin e qendrës së re është padyshim shumë e lartë dhe të gjithë, jo vetëm kompanitë dhe institucionet por edhe qytetarët kanë kërkuar të bashkëpunojnë.

Në këtë drejtim, është nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve me hashtagun #paralosvalientes (për trimat) i cili ka tejkaluar një milion euro.

Projekti synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë për kancerin, një e keqe e përhapur që fatkeqësisht prek edhe fëmijët, të cilët janë të detyruar të luftojnë çdo ditë si luftëtarë të vërtetë me shpresën për tu kuruar.

Gjesti i fëmijëve që vënë dy gishtërinj nën sy, simbolizon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë që kjo qendër e re, të jetë në gjendje ta mposhtë vërtet.

Burimi / https://www.amoredimamma.net/

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV