PD qeveri të përbashkët me PS? Zhupa: Shpifje e qëllimtë

Propozimi i Partisë Demokratike për një qeveri kujdestare 100 ditë përpara zgjedhjeve po interpretohet në media si kërkesë e opozitës për qeveri të përbashkët me Partinë Socialiste.

Por zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e konsideron shpifje të qëllimtë këtë aludim që, sipas saj, faktorizon propagandën e Partisë Socialiste.

“Partia Demokratike i konsideron shpifje të paverteta dhe të qëllimta spekulimet për një marrëveshje me Edi Ramën. Këto janë ‘fake news’ që faktorizojnë propagandën konstante të qeverisë së Rilindjes”, shkruan Zhupa.

Propozimet e PD-së janë paraqitur në Këshillin Politik në kuadër të reformës zgjedhore.