Shmangia e Presidentit, VOA: Zgjidhje e sforcuar dhe e nxituar e mazhorancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, parlamenti miratoi të mërkurën një ndryshim në ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qëllimi i vetëm i të cilit, është të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate te presidenti i Republikës. Ndërhyrja e shumicës, qartazi është ndikuar nga përplasja që ndodhi pak muaj më parë me një nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Në rastin e zonjës Arta Vorpsi, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, presidenti nuk respektoi afatin ligjor për përzgjedhjen nga lista dërguar ga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke përdorur si arsyetim faktin se Kushtetuta saktësonte, sipas tij, që ai duhet të priste më parë përzgjedhjen e kandidatit nga vakancat e parlamentit. Ndërsa shumica në pushtet e konsideroi të shpallur si të emëruar automatikisht zonjën Vorpsi, Kreu i Shtetit dekretoi kandidaten Marsida Xhaferllari dhe organizoi ceremoninë e betimit për të.

Në ndryshimin ligjor të propozuar nga socialistët parashikohet që “nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, brenda 10 ditësh nga afati i zgjedhjes, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Por kjo duket një zgjedhje e sforcuar duke qenë se është vetë Kushtetuta që parashikon “betimin para presidentit”. Nga ana tjetër, duket po ashtu i pakuptueshëm nxitimi i shumicës për këtë ndryshim, në një kohë që vetë ajo i është drejtuar Komisionit të Venecias për konfliktin me presidentin lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe një nga pyetjet e shtruara është pikërisht intepretimi i rastit kur kreu i Shtetit nuk organizon ceremoninë e betimit për anëtarin e zgjedhur apo të shpallur të emëruar.

Pak ditë më parë duke folur për Zërin e Amerikës, presidenti Meta tha se “është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla, të cilat tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe vetë kushtetutën që e kemi miratuar me 140 vota. Të bësh një ligj mbi kushtetutën nuk është asgjë tjetër, përveçse në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë”, theksoi zoti Meta.

Lexo edhe :  Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Parlamenti, po me propozim të disa deputetëve të shumicës, miratoi dhe disa ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, përmes të cilave i krijohet hapësira ligjore Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që të veprojë në një kohë të shkurtër dhe të vendosë të propozojë në KLGJ dhe KLP pezullimin e një gjyqtari apo prokurori, të cilat po ashtu detyrohen të marrin një vendim po brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Edhe ky ndryshim është nxitur nga një situatë problematike e krijuar nga vendimmarrje të dyshimta të disa gjyqtarëve apo prokurorëve ndaj disa prej figurave të rëndësishme të krimit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili udhëhoqi hartimin e Reformës në Drejtësi, shprehu megjithatë shqetësim për ndërhyrjet e shpeshta në ligjet që kanë qenë pjesë e paketës së Reformës. “Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoi dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit”, theksoi zoti Xhafaj.

Të fundit

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si...

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV