Vetëvendosje në zgjedhjet e 2021? Çfarë thotë Kurti për qendrën në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë diskutimeve që Lëvizja Vetëvendosje zhvillonte me Lidhjen Demokratike për qeverinë e re të Kosovës, u pa se aktivistët nga Tirana nuk janë aq të pavarur dhe të shkëputur nga qendra në Prishtinë. Çdo qëndrim i partisë së Albin Kurtit transmetohej në Shqipëri nëpërmjet qëndrës që është hapur në kryeqytet, ndërkohë që drejtuesit e saj u panë në takime me Kurtin dhe drejtues të tjerë në ditët e fundit dhe vendimtare të negociatave.

E megjithatë, kryeministri Kurti vijon ta trajtojë Qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë si autonome nga partia e tij. Në emisionin Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se i takon kësaj qendre të vendosë nëse do të garojë në të ardhmen në zgjedhjet në Shqipëri apo jo.

“Ata janë qendër e Vetëvendosjes në Shqipëri, por kanë autonomi qëndrimesh dhe veprimesh. Një ditë duhet të mblidhen dhe të diskutojnë këtë gjë (pjesëmarrjen në zgjedhje në Shqipëri). Këtë gjë as nuk e përjashtoj as nuk e inkurajoj”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri janë në vitin 2021, ndërkohë që Qendra e Vetëvendosjes prej kohësh mban qëndrime të qarta politike.

Për t’u kthyer te Albin Kurti, ai ka mohuar gjatë intervistës se synon të bëhet kryeministër i të gjithë shqitparëve.

“Tash kur po dua t’i zvogëloj nga 21 ministri në 15, besomëni se nuk mund të mendoj as për së afërmi për gjëra të tilla. Jo, nuk kam aspirata të tilla”, u përgjigj ai.

Të fundit

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Zbulohet detyra e re që i është caktuar ish-ambasadores Yuri Kim në administratën e Trump

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila e mbylli mandatin në vendin tonë në vitin 2023, si zëvendës-ndihmës sekretarja kryesore e shtetit...

Liderët e Serbisë e kritikojnë dënimin e Dodikut, e quajnë sulm ndaj serbëve

Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është cilësuar si “sulm ndaj serbëve” nga liderët e...

Lajme të tjera

Web TV