Video/ Rrëzohet aeroplani në Itali, dy viktima

Një aeroplan i vogël turistik u rrëzua këtë të enjte në provincën e Sirakuzës, Itali.

Pasi u përplas në tokë, aeroplani u përfshi nga flakët duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53-vjeç, ish-pilot i kompanisë ajrore Al-Italia dhe Gioele Bravo, 20-vjeç, instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos.

Autoritetet janë ende duke vazhduar hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit të aeroplanit, i cili kur arriti në 1.000 metër lartësi humbi kontrollin./Fjala.al