Arrestohet 41 vjeçari/ Shpërndante kokainë dhe heroinë nëpër qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 41 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Elbasanit pasi shpërndante droga të forta. Policia ka vënë në pranga 41 vjeçarin teksa ai po lëvizte me automjetin e tij. Pas kontrollit në makinën e tij, të arrestuarit iu gjetën doza me heroinë dhe kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Njoftimi i plotë i policisë: Goditet një rast i shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga 41- vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. M, 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht,...

Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia ka shkaktuar reagime të...

Si u futën 1 mijë e 100 kg eksploziv për të hedhur në erë urën në Krime

Ura e Kerçit, tashmë shënjestër e pushtimeve nga Kievi në vitet 2022 dhe 2023, lidh Krimenë me Rusinë. Dinamika është ende e pasigurt, por...

Lajme të tjera

Web TV