Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zëvendësministre të financave pas largimit me dorëheqje të dy ish-ministrave.
Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali janë emëruar zëvendësministre të Financave dhe Ekonomisë. Vasilika Vjero ka shërbyer si drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve dhe pasi u largu nga ky post ka drejtuar për pak ditë edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Ndërkohë Adela Xhemali ka drejtuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkohë Ministria e Financave ka edhe dy zëvendësministre të tjera Albana Shkurta dhe Daina Sorrensen shërbejnë në këto poste prej disa vitesh. Tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, më e rëndësishmja e qeverisë Rama, është në dorë të pesë femrave.
Largimet
Brenda pak ditëve dy zëvendësministrat e Financave kanë dhënë dorëheqjen. Elton Haxhi, ish numri dy i Financave ka njoftuar largimin nga posti me një postim në Fecebook, në një kohë që vetëm një muaj më parë është larguar dhe zëvëndësministri tjetër, Erjon Luçi.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.