Fiskalizimi/ Tatimet nisin trajnimet e biznesit, kalendari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis trajnimet për procesin e fiskalizimit.  Prej datës 3 shkurt deri në 10 mars 2020, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore do të zhvillohen trajnime në lidhje me Ligjin nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Në këtë faze të parë të trajnimeve, dedikuar Procesit të Fiskalizimit, ftohen të marrin pjesë të gjithë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence si dhe personat e interesuar, të cilët janë të interesuar për këtë proces dhe zbatimin e tij. Ne zbatim te Ligjit nr.87/2019, në varësi të llojit të të transaksionit, efektet e zbatimit të tij fillojnë:

më 1 shtator 2020, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë.

më 1 janar 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë,

më 1 janar 2021, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë,

më 1 janar 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike,

më 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë

Ndërkohë që, nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, tatimpaguesit e rinj të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo në Administratën Tatimore, si edhe tatimpaguesit ekzistues, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Përmes disa sesioneve trajnuese paraprake, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka trajnuar dhe angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë të të gjithë tatimpaguesve, për të proces shumë të rëndësishëm, si për Administratën Tatimore dhe gjithë tatimpaguesit

Çdo subjekt, i interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime, mund të kontaktojë Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar, për të siguruar pjesëmarrjen dhe për të marrë informacion paraprak.

Të fundit

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Në një kohë kur vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3% në vitin 2024, Helsinki shënoi një...

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...

VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi. Teksa ishte në skenë...

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon. I aktivizuar në startin e...

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet...

Lajme të tjera

Web TV