NATO do ‘zbarkojë’ në Tiranë, thyen rregullin 10 vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 17 dhe 18 qershor do të zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes i NATO-s. Shqipërisë i është besuar për herë të parë organizimi i rëndësishëm i aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Për herë të parë në 10 vite, ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do të largohen nga Brukseli për t’i mbledhur në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga Olta Xhaçka, ministrja shqiptare e Mbrojtjes.

“Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan sif aktor stabiliteti në rajon. Takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për t’u përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tone në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”, është shprehur Xhaçka.

Të fundit

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Lajme të tjera

Web TV