Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë; çfarë do ndodhë sot në Berlin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Mynih filloi Konferenca e Sigurisë, ku marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të ulen së bashku në një panel. Por në panelin që mbahet pasditen e së premtes (14.02.) do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell. Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nodnëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

(Mos)Koordinimi

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje të enjten (13.02) presidentit Thaçi që të koordinojnë aktivitetetet në Mynih dhe të dalin me pozicione unike në takimet e shumta që do të kenë në Konferencën e Mynihut e cila zgjat deri ditën e dielë (16.02). Kurti pohon se ai do që me presidentin aktual të „konsultohet e koordinohet për punët e shtetit”. Në letrën dërguar presidentit, Kurti thotë se duhet unifikuar “kapaciteti ynë intelektual e patriotik.”

Por vetëm pak minuta pas ftesës së Kurtit erdhi edhe përgjigja e kabitetit të presidentit Thaçi, ku thuhet se “presidenti është nisur për në Gjermani”. Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Kurti takohen në Mynih, ndër tjera, edhe me ambasadorin amerikan Richard Grenell, i cili është i ngarkuar i SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimet e presidentit

Lexo edhe :  Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në Gjermani do të takohet me dy senatorët amerikanë – Ron Johnson e Chris Murphy, të cilët gjatë vizitës së tyre të fundit në Prishtinë, kërkonin që Kosova dhe Serbia të bëjnë sakrificë për arritjen e marrëveshjes finale. Presidenti do të takohet edhe me Ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak (i cili është përmendur edhe si kandidat i mundëshm për postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd).

Nga burimet e DW mësojmë se takime të ngjeshura me shumë kryeministra dhe ministra të jashtëm do të ketë edhe kryeministri i ri Kurti, por ai deri tani nuk e ka publikuar zyrtarisht agjendën e tij. Kurti do të vijë më vonë në Mynih, pasi të enjten (13.02) ka pasur aktivitete edhe në Prishtinë. Deri tani nuk dihet, nëse kryeministri dhe presidenti do të kenë konsultime eventuale në Mynih, para takimeve dhe panelit të së premtes.

Temat kryesore në Konferencën e Sigurisë, të cilën e organizon për vite me radhë ish-diplomati gjerman Ëolfgang Ischinger (dikur edhe përfaqësues i BE-së në dialogun e Vjenës mes Kosovës dhe Serbisë), sivjet do të jenë çështjet më delikate të sigurisë në botë. Ndër pjesërmarrësit është edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeir (deri tani nuk ka të dhëna se në konferencë do të vijë edhe kancelarja Angela Merkel), presidenti i Francës Emanuelle Macron, ministri i Jashtëm amerikan Pompeo, ai rus Lavrov, presidenti i Ukrainës Selenskyj, shumë politikanë të njohur gjermanë, evropianë dhe botërorë. (DW)

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV