Rama takon kryeministrin kanadez: Duam t’i forcojmë marrëdhëniet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Mynih me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Gjatë takimit Turdeau i ka shprehur Ramës ngushëllime për tragjedinë e 26 nëntorit, sakaq i ka bërë me dije se do të jetë i pranishëm në konferencën e donatorëve për tërmetin.

Nga ana tjetër Rama ndërsa e ka falënderuar për ndihmën e deritanishme ka deklaruar se kërkon ti forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh te shumë nga homologët tua. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mirat nga vendi juaj për familjen e tyre. Do të doja t’ju shprehja edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në konferencë. Duam ti forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar.”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Dy kryeministrat janë takuar për Konferencën e sigurisë e cila po mbahet në Gjermani.

Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilën folëm edhe në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në Shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për misioni ‘Enhances Forëard Presence’ dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë më ju ndërsa ecim përpara”, është shprehur gjatë takimit kryeministri kanadez Trudeau.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV