Drejtori i “Konsumatorit”: AKEP, asnjë masë për rritjen e tarifave telefonike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtor i Ankesave në Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, në një prononcim për gazetën “Fjala”, pohon se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët në lidhje me rritjen e tarifave të telefonisë celulare. Ai pohon se AKEP nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me sjelljen e kompanive të telefonisë celulare në treg.

Kompanitë e telefonisë celulare kanë rritur tarifat për paketat me parapagim 30-ditore. A keni marrë ankesa nga konsumatorët?

Fenomeni i rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive e spekulative në dëm të xhepit të konsumatorëve shqiptarë, fatkeqësisht, është kthyer në praktikë zhvatjeje çdo vit. Vetëm këto ditë janë mbi 132 ankesa nga Tirana e rrethet që shprehen se të 3 kompanitë celulare kanë rritur çmimin me 200 lekë.

Po AKEP, në dijeninë tuaj, ka marrë masa? Kush duhet t’i mbrojë konsumatorët?

Autoriteti i AKEP-it hesht, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Po të njëjtin qëndrim heshtjeje ka aplikuar edhe në vitin 2018 dhe në vitin 2019. Konsumatorët ndihen të braktisur e të pambrojtur. Ata nuk dinë se a ka hetuar Autoriteti ndonjëherë sa duhet të jenë kostot reale që duhet të blejë konsumatori. Në pritje të përgjigjes, nga AKEP-i, pas kësaj do t’u bëjmë thirrje publike konsumatorëve të braktisin për një afat të pacaktuar këta miliarderë të shitjes së ajrit.

Kompanitë i ke derë më derë e lagje në lagje duke çorientuar qytetarët me të ashtuquajturat oferta, por sapo të fusin në kthetra, vazhdon zhvatja për ditë e pa mëshirë./FJALA.al

Të fundit

Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4...

Situata me zjarret, “Mbrojtja” bën bilancin: 21 vatra në territor, 3 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë...

Në Gaza mbijetojnë vetëm më të fuqishmit – të tjerët mbesin duarbosh

Nga Nagham Zbeedat, Haaretz Në cepin e shkatërruar jugor të Rripit të Gazës, Um Balsam qëndron brenda një tendë të sajuar me çadra plastike e...

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Lajme të tjera

Web TV