E vërteta për Trekëndëshin e Bermudës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Midis Floridës, Porto Rikos dhe Bermudës ndodhet një copë deti që i ka shqetësuar shkencëtarët për shekuj. Duke përfshirë afërsisht 710,000 kilometra det, kjo pjesë e madhe e oqeanit, e njohur si Trekëndëshi i Bermudës, është famëkeqe për zhdukjet që kanë ndodhur. Mesatarisht, katër aeroplanë dhe 20 anije humbasin në zonë çdo vit, por mbetjet nuk gjenden kurrë.

Raporti i parë i ndodhive të çuditshme në Trekëndëshin e Bermudës vjen nga Kristofor Kolombi, i cili, më 8 tetor 1492, shkroi në ditarë se busullat e tij ndaluan së punuari kur ndodhej në zonë. Ai gjithashtu shkroi se kishte parë një zjarr të madh në qiell. Zhdukja më e famshme në Trekëndëshin e Bermudës ndodhi në vitin 1945. Pesë aeroplanë të njohur si ‘Fluturimi 19’ u humbën në këtë zonë, ashtu si dhe avioni i kërkimit i dërguar për të shpëtuar ekuipazhin e avionëve të parë. Në total, gjashtë aeroplanë dhe 27 burra humbën.

Vetëm tani enigma e Trekëndëshit të Bermudës duket se po shuhet. Shumë prej sqarimeve kanë pretenduar përfshirjen e alienëve dhe të UFO-ve, megjithëse hidratet e metanit aktualisht janë shpjegimi më i mundshëm. Gabimi njerëzor është një tjetër shkak i mundshëm, pasi Trekëndëshi i Bermudës është një nga vetëm dy vendet në botë, ku busullat tregojnë më shumë veriun e vërtetë se sa veriun magnetik. /Fjala.al/

Të fundit

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180...

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit...

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Lajme të tjera

Web TV