Bermuda, trekëndëshi që “ha” avionët dhe anijet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trekëndëshi i Bermudës, – i njour edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar – është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e medias, për dukuritë e jashtëzakonshme që thuhet se ndodhin atje…

…Trekëndëshi i Bermudës mori emrin nga një artikull i vitit 1964 në revistën “Argosy”, i cili lidhte së bashku disa zhdukje në rajon. “Trekëndëshi vdekjeprurës i Bermudës” nuk ofroi asnjë shpjegim për ngjarjet, megjithëse theksoi shumë natyrën misterioze të zonës. Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800 ku anije, aeroplanë ose ekipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të “pashpjegueshme” pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende disa ndodhi që nuk janë sqaruar përfundimisht, të cilat kanë krijuar pjesërisht prova shpjeguese shumë të çuditshme, por shkencërisht krejtësisht të shpjegueshme. Këto ngjarje kanë qenë bazë për një numër të shumtë veprash letrare, filmash dhe faqesh internetore.

Misteri
Profesor Joseph Monaghan dhe studenti David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të detit në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të Mamit dhe Bebes, të cilat e përbëjnë trekëndëshin e imagjinuar misterioz, ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit dhe gjurmë të shumta të erupsioneve, bënë të ditur Serbeze. Në territorin e dikustueshem ndodhin erupsione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe i formuar në fluska të mëdha që përhapen udhëton më tej në sipërfaqe të detit. Monaghan dhe May pohojnë se flluskat e tilla të mëdha, në kohën kur ato dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njëjti gaz, kur hynë në motor të aeloprani, në kohën kur ai fluturojnë mbi fluskat, mund të shkaktojë dëme të rënda në motor dhe rrëzimin e aeroplanit në det. Gjatë viteve 60-te të shekullit të kaluar, studiuesi Ivan T ka preçizuar dhe shënuar të gjitha vendet në botë ku janë regjistruar zhdukjet misterioze të anijeve dhe aeroplanëve. Përveç trekëndëshit të Bermudes, konstatoi Sanderson, zhdukje të ngjashme të pashpjegueshme ndodhën edhe në disa pjesë të Detit të Japonisë dhe të Detit të Veriut, në mes të Evropës kontinentale dhe Britanisë së Madhe.

Fluturim 19
Lista e rasteve është e gjatë. Rasti Fluturimi 19 është më i dokumentuari dhe më i përmenduri në historikun e trekëndëshit. Në këtë rast thuhet se janë zhdukur gjashtë aeroplan amerikanë pesë prej të cilëve ishin aeroplanë bombardues dhe një vëzhgues kane humbur 87 marinsa.
Zhdukja e DC-3-shi ka ndodhur më 28 dhjetor 1948. Kjo makinë fluturonte nga Puerto Rico në Miami dhe transportonte 36 persona. Thuhet se lajmi i fundit që vinte nga piloti i makinës Bob Linquist ishte: Gjendemi 50 milje në jug të Majamit, dritat e qytetit po shihen. Pak kohë pas këti lajmërimi makina është zhdukur. Dhe thuhet George Bush ishte aty.

Marine Sulphur Queen
Më 1963 është zhdukur së bashku me ekipin prej 39 anëtarëve anije-bartësja Marine Sulphur Queen. Në bazë të sendeve të gjetura nga gjurmimet dhe lajmërimit të fundit të pranuar duket se fatkeqësia/zhdukja e kësaj anije ka ndodhur diku jashtë trekëndëshit të famshëm. Anije-bartësja e moçme, 20 vjeçare ishte ngarkuar në një port të Teksasit (Beaumont) më 2 Shkurt 1963, ndërsa lajmi i fundit nga anija është dëgjuar më 4 Shkurt diku rreth orës 1:30. Një ditë pasi anija nuk kishte mbërritur me kohë në portin e Virgjinias (Norfolk) është ndërmarrë një aksion i madh prej gjashtë ditësh për gjetjen e anijes. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar më se 350.000m katrorë milje detare. Sigurimi bregdetar amerikan thoshte se brenda kësaj hapësire, po të kishte qenë anija mbi sipërfaqen e detit shanset për të gjetur ishin 95%.
Gjatë gjurmimeve janë gjetur pjesë të vogla, si goma dhe xhaketa për shpëtim të anijes. Po ekziston edhe mendimi që lënda që barte anija (15.000 tonelata sulfur të lëngët) të ketë shpërthyer dhe të ketë fundosur anijen, mirëpo edhe më këtë rast nuk ka diskutim.

Lexo edhe :  Famë dhe para, zbuloni katër shenjat më me fat të horoskopit!

“Ciklope”
Në vitin 1918, një anije amerikane e quajtur “Cyclops” u zhduk. Kjo është humbja më e rëndësishme, pasi me të u zhdukën pa lënë gjurmë 309 persona. Kjo anije ishte një anije mallrash, ajo transportonte karburant gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjatësia e anijes ishte 165 metra. Prandaj, të gjithë janë ende në humbje, si mund të zhduket një kolos i tillë pa gjurmë në thellësitë e oqeanit? Në vitin 1918, anija e ngarkuar shkoi në Shtetet e Bashkuara, por nuk u kthye më. “Cyclops” u panë për herë të fundit në Barbados. Askush nuk dërgoi asnjë mesazh nga anija, prandaj gjithçka shkoi sipas planit. Por lidhja u ndërpre papritur dhe…fundi. Më vonë, Marina organizoi operacionin më të madh të kërkimit, por as rrënojat e anijes dhe as mbetjet e ekuipazhit nuk u gjetën kurrë. Studiuesit besojnë se për çdo gjë është fajtor vala, e cila gëlltiti plotësisht anijen dhe e dërgoi në fund. Por pse nuk është gjetur asnjë gjurmë deri tani? Përgjigja, përsëri, mbetet një mister.

Teoritë
Teoritë më të zakonshme në lidhje me fenomenet e vazhdueshme. Ka dhjetëra versione se çfarë po ndodh në të vërtetë në Trekëndëshin e Bermudës. Disa prej tyre janë të pabesueshme dhe sfidojnë logjikën, ndërsa të tjerët, përkundrazi, janë më racionalë dhe pothuajse shkencërisht të shëndosha. Më poshtë do të shqyrtojmë disa supozime.

Flluska gazi
Për herë të parë në vitin 2000, disa fizikanë në laborator vendosën të zbulojnë se çfarë ndodh me një objekt që ndodhet në sipërfaqen e ujit që flluskon. Pas një sërë eksperimentesh, ata arritën në përfundimin e mëposhtëm: kur shfaqen flluska në ujë, dendësia e tij ulet ndjeshëm dhe niveli rritet, ndërsa forca ngritëse e ushtruar nga uji në anije minimizohet. Prandaj, nëse ka mjaft flluska, atëherë anija mund të fundoset. Përshkrimi i këtij eksperimenti të kryer në laborator dhe rezultatet e tij janë publikuar prej kohësh. Por a mund të fundosin flluska një anije të madhe? Kjo është ende e panjohur, sepse studime të tilla nuk janë kryer ende në të ashtuquajturat kushte fushore, domethënë drejtpërdrejt në zonën e Trekëndëshit të Bermudës.

Të fundit

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe...

Lajme të tjera

Web TV