Fier/ “Të rinjtë fajësojnë politikën”, Kryemadhi: Ja cilat janë fajet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në turrin e saj, sot Monika Kryemadhi është ndalur në Fier, ku gjatw njw takimi me tw rinjtë, ka radhitur problemet e Shqipërisë.

Sipas kryetares së LSI, të rinjtë të cilët emigrojnë në masë nga Shqipëria fajësojnë politikën dhe ajo i jep të drejtë.

Kryemadhi thotë se ajo dhe opozita kanë faj pasi treguan indiferencë ndaj Ramës, dhe nuk ja kujtuan më shpesh 300 mijë vendet e punës që ai hapi.

Prej kohësh Shqipëria nuk shihet si shtëpi. Fieri e ndien më shumë se kurrë mungesën e të rinjve, biznesit, investimeve. Ndjen më shumë se kurrë taksat e larta, çmimet e larta që vijnë si rezultat i mosfunksionimit të ekonomisë jo vetëm në Fier. Ndien mungesën e shtetit dhe arrogancën e administratës.

Ndien mungesën e ilaçeve por edhe riskun nga injoranca ndaj të rinjve por edhe abuzivitetit në shkolla.

Ju e patë se si një mësues donte të abuzonte me një nxënëse. E shihni se si rriten faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ato të Bashkisë.

Shihni si rriten faturat e kopshtit apo shkollave. Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen. Të ndihen të rrezikuar por edhe të varfër.

Vetëm vitin e kaluar emigrimi u rrit me 22 %. Diplomohen, shkollohen dhe largohen më pas pasi nuk kanë mundësi punësimi këtu.

Shkuam në SHBA, takuam disa të rinj që po shkolloheshin por kishin vetëm një merak që të ktheheshin në Shqipëri. Por aman nëse do të martoheshin aty ata premtuan se nuk do të ktheheshin pasi donin shkollim dhe shërbime të njëjta në Shqipëri si në SHBA.

Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ja kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrugë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat.” –  tha Kryemadhi.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV