Flet gazetari/ Zonat naftëmbajtëse, ku synon Greqia me “paktin e detit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë disa informacione në lidhje me përmbajtjen e dokumentarit më të fundit të ABC Story.

Në material për herë të parë sqarohen të thjeshtësuara se cilat ishin vijat e kuqe, të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzuan marrëveshjen e parë me qeverinë greke, për delimitimin e zonës detare, dhe që tashmë duhet të respektohen në një marrëveshje të dytë.

Po kështu, për herë të parë, sillet një studim i panjohur i shkencëtarëve greke i vitit 2003, që del në konkluzionin e sasive të mëdha eventuale nafte, apo gazi, pikërisht në nën detin Jon, aty ky ata këmbëngulin të përcaktojnë kufijtë detarë.

Në material i kushtohet vëmendje edhe pjesës politike të çështjes, përse grekët nxitojnë të nënshkruajnë një marrëveshje me shqiptarët, cila është strategjia e tyre, dhe roli i Turqisë në pezullimin e këtij pakti detar, mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dokumentari përqendrohet në 3 çështje. Gjeta krejt rastësisht një material të 2003, i futur në një revistë shkencore gjeologjike greke me titull: Fushat e naftës dhe gazit në Shqipëri, a ekzistojnë fusha ekuivalente në Greqi? Pra shkencëtarët grekë kanë bërë një studim të tillë. Grekët nuk kanë naftë dhe gaz, ne kemi.

Materiali shkencor ishte shoqëruar me harta shumë interesante. Në kapitullin e konkluzioneve thuhet: Greqia perëndimore dhe Shqipëria kanë kaluar nëpër histori të ngjashme gjeologjike, dhe për këtë arsye mund të kenë rezerva të krahasueshme në hidrokarbure.

Që do të thotë se, sa ka Shqipëria pasuri në hidrokarbure, duhet ti ketë edhe Greqia, sepse sipas tyre është e njëjta zonë gjeologjike. Ata thonë se “Antiklinet”, që janë formacione të favorshme për zbulimin e naftës dhe gazit, gjenden përgjatë linjës Vlorë-Elbasan. Ata kanë parë se, 8 nga 10 fushat naftëmbajtëse në Shqipëri shtrihen në një linjë të stërzgjatur, që përshkon nëndetin Jon, dhe shkon deri në Italinë jugore.

Më tej thonë se, 3 fusha me hidrokarbure, eventualisht identifikohen në Greqinë perëndimore. Më tej theksojnë se ndoshta pika më e fortë për të gjetur naftë, është zona në det të hapur, në drejtim të zonës preapuljane. Ky ishte fakti që më shtyu të kërkoja më shumë dhe të bëja këtë dokumentar.

Duket grekët me këtë studim, duan të kenë naftën e tyre. Dua t’ju them se në vitin 2007, qeveria greke bën një marrëveshje me qeverinë shqiptare, të asaj kohe, për delimitimin e detit, ndërkohë që Shqipëria kishte kërkuar delimitimin me Greqinë që në vitin 1991 kur përcaktoi kufirin detar me Italinë, por për arsye të ndryshme Greqia nuk ishte e interesuar. Krejt rastësisht shteti grek u shfaq i interesuar për këtë në vitin 2007 .

Në dokumentar e kemi trajtuar këtë çështje edhe nga ana politike”, tha Dervishi.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV