Lazio blindon Strakoshën, ja sa i rritet paga shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha do vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Lazios edhe për disa vite të tjera.

Strakosha ndodhet në superformë dhe po kalon një fazë shumë të suksesshme te klubi italian. Për këtë arsye duket se të kaltrit nuk duan që ta humbasin dhe kanë vendosur që t’i dyfishojnë rrogën në mënyrë që ai të mos largohet në drejtim të ndonjë skuadre tjetër.

Sipas “Tutosport” kontrata e Strakoshës përfundon në vitin 2022, ndërsa drejtori sportiv i klubit Igli Tare i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2025 me rritje page.

Nëse do të nënshkruhet marrëveshja e re, shqiptari do të ketë pagë të dyfishuar, duke e çuar shifrën në 2 milionë euro në vit plus bonuset.

Megjithatë konkretizimi i marrëveshjes do të bëhet gjatë javës së ardhme, ku do të ketë një takim mes palëve për të nënshkruar kontratën e re./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Italianët janë populli më i pastër në Europë. Sipas një publikimi të fundit, ka 95% shanse që një qytetar...

A do të dërgohen ushtarët gjermanë në Ukrainë?

Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për...

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë...

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në...

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për...

Lajme të tjera

Web TV