Opozita serbe kundër Vuçiç: Negociata sekrete me Prishtinën në Gjermani!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media kryesore serbe Tanjug ka bërë me dije ditën e sotme qëndrimet e politikanëve të opozitës serbe në lidhje me dy marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit. Ata pretendojnë se që ditën e premte kur janë bërë disa marrëveshje në dy qytetet e Gjermanisë është fajktuar tashmë se Vuçiç e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Politikani opozitar serb që drejton “Dverin”, Boshko Obradoviq, thotë se në Berlin të Gjermanisë ka muaj të tërë që kanë filluar negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Obradoviq thotë se këto negociata sekrete kanë filluar edhe përkundër qëndrimit të Beogradit se nuk do të negociojë me Prishtinën pa u hequr taksa 100 %, raporton “Tanjug”!

Përveç tjerash, Obradoviq ka thënë se Aleksander Vuçiç synon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, meqenëse kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Obradoviq gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën. Lidhur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ka folur sot edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq, sipas të cilës Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës kur ka nënshkruar të premten marrëveshjet. /Fjala.al/

 

Të fundit

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Lajme të tjera

Web TV