Shqipëria, zyrtarisht në Farmakopenë Evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barnat të cilat do të qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë do të kenë standardizimin e procedurave të cilësisë të njëjta me shtetet anëtare të Farmakopesë Evropiane dhe kjo, falë hyrjes së Shqipërisë në këtë Farmakope. Farmakopea Evropiane është një dokument ligjor i detyrueshëm për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe përcakton në mënyrë të detajuar standardet më të larta të kontrollit të cilësisë së barnave si dhe të substancave të cilat përdoren në prodhimin e barnave dhe të gjithë produkteve farmaceutike përpara se të hidhen në treg. Që prej datës 9 shkurt 2020, në Shqipëri ka hyrë në fuqi Konventa mbi Elaborimin e një Farmakopeje Evropiane, duke bërë kështu që të gjitha standardet e cilësisë lidhur me barnat, të publikuara në këtë Farmakope, të jenë ligjërisht të detyrueshme në të gjithë vendin. Hartimi i Farmakopesë Evropiane kryhet nga më shumë se 850 ekspertë nga e gjithë bota.

Shqipëria prej vitesh ka pasur statusin e observuesit, ndërsa tashmë do të mundet të japë kontributin e saj gjatë punimeve të Farmakopesë si dhe ta bëjë atë të zbatueshme ligjërisht, duke siguruar kështu standarde cilësie të barnave, të njëjta me vendet e bashkimit evropian e me gjerë.

Aktualisht janë 38 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që aplikojnë standardet e Farmakopesë Evropiane dhe 100 shtete të tjera që i përdorin.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV