Tronditet Italia, 17-vjeçarja shqiptare vdes sapo lë spitalin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aurora Grazini, 17 vjeç, është gjetur e vdekur në shtrat nga prindërit e saj. Vajza jetonte në Montefiascone dhe vdiq papritmas duke lënë një dhimbje të padurueshme tek  familjarët dhe miqtë e  saj. Karabinierët aktualisht po hetojnë vdekjen e vajzës e cila u gjet e vdekur në mëngjesin e së shtunës 15 shkurt, për shkak të sëmundjes.

Aurora u dërgua në spitalin Belcolle, por pas disa kontrolleve, u dërgua në shtëpi. Vajza ishte ankuar se nuk ndjehej  mirë. Ajo kishte probleme shëndetësore dhe vazhdonte të humbiste peshë. Por është e paqartë nëse vdekja ka të bëjë me sëmundjen që kishte. Tani policia do të hetojë, ndërkohë trupi i vajzës është vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Prindërit, kur e gjetën vajzën e tyre të vdekur në shtrat, u tronditën duke thënë:

Para se të vdiste ajo kishte shkuar në spital. Ndoshta sëmundja e saj është nënvlerësuar, megjithëse ende nuk dihet se çfarë ndodhi, raportojnë mediet italiane. Ndërkohë, administrata komunale u ka kërkuar të gjitha shoqatave që të ndërpresin festimet e Karnavaleve të planifikuar për ditën e shtunë. Me këtë lajm dramatik, ka shumë pak për të festuar-është thënë në njoftim ndërkohë ende nuk është mësuar se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj. Mjekët ligjorë do të japin përfundimet e ekspertizës  ndërkohë që do të mësohen edhe hollësi nga kartela që ka shoqëruar të renë në ndjekjet klinike në spitalin e zonës. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

Lajme të tjera

Web TV