Ukraina prioritet i OSBE/ Rama: Incidentet vijojnë, mungon monitorimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama fjalën e tij ia ka dedikuar zhvillimeve në Ukrainë, shpallur si një nga prioritetet e agjendës së kryesimit nga Shqipëria në OSBE.

Ajo që është mbresëlënëse është se themeli bazë i OSBE, është integriteti territorial e të drejtat e njeriut. Këto parime po diskutohen shumë sot se sa ishin asokohe. Kjo është një sfidë e madhe dhe e jashtëzakonshme në një kohë kur shumë gjëra të liga po u ndodhin njerëzve.

Për sa i përket Ukrainës përmirësim nënkupton më mirë se sa më e keqja. Vazhdojnë incidentet gjatë natës për shkak të mungesës së kapaciteteve për të monitoruar në mënyrë më konstante të gjithë vijën kufitare”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama bashkëbisedoi, me Presidentin e Moldavisë, Igor Dodon si dhe me Sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger i cili dha një koment për drejtimin e kësaj organizate nga Shqipëria.

Urime për fillimin e mbarë të presidencës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë. Mendoj se e filluat jashtëzakonisht mirë. Ne të gjithë dhe unë personalisht vlerësojmë angazhimin tuaj personal duke filluar që nga vizita juaj në Uashington dhe në Nju Jork, në takimin e Këshillit të Sigurimit. Ne e kuptojmë se juve ju presin shumë sfida dhe mendoj se në këto takime ky ka qenë edhe fokusi i vizitave tuaja”, tha Thomas Greminger.

Të fundit

Durrës/ Zaptuan plazhin publik, sekuestrohen 182 çadra dhe shezlongë

Vijojnë operacionet e policisë për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Durrësit. Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë...

Alarm në Veri/ Rusia po ndërton bazë gjigante ushtarake pranë Finlandës

Rusia ka nisur të ndërtojë një kompleks të ri ushtarak pranë Finlandës, duke forcuar praninë e saj në Karelia dhe duke u përgatitur të...

Thirrja e Jafar Panahit: “Poshtë Regjimi! Jepini fund luftës Iran-Izrael”

Apel ndaj OKB-së: Ndaloni menjëherë sulmet ushtarake Regjisori disident iranian Jafar Panahi, i cili jeton në Teheran dhe sapo triumfoi në Festivalin e Filmit në...

Shorti i turit të dytë të Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët

Këtë të mërkurë u hodh shorti i turit të dytë të Conference League. Dinamo, ekip që tashmë siç dihet do nisë nga turi i dytë,...

Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime/ Njerëzit në radhë për foto!

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha...

Lajme të tjera

Web TV