Nga Laert Miraku
“Përplasja e qytetërimeve” akoma nuk ka ndodhur, por fitilat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar janë gjithmonë të ndezur. Shumë njerëz që lexuan librin “Përplasja e qytetërimeve” nga Samuel Huntington menduan se një luftë e re po afrohej shumëmëshpejtë se sa e kishim menduar.
Vetëm pesë vite pas botimit të librit, Perëndimi u shokua me sulmet e 11 shtatorit 2011 të “Al-Qaeda-s” ndaj civilëve në tokën Amerikane. Me vrasjen e Osama bin Laden, u duk se gjithçka mori fund por ishte vetëm fillimi.
Krijimi i ISIS, i cili u njoh ndryshe në media si “Shteti Islamik”, ku pushtetin e kanë terroristët dhe vrasësit gjakftohtë, ‘mbolli’ sërish panik në të gjithë botën.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale nga militantë të ISISme prerje kokash, ekzekutime dhekërcënime,legjitimuan në opinionin publik ndërhyrjet ushtarake të shteteve perëndimore.
Krijimi i “Shteti Islamik” pati ndikim edhe në vendin tonë. Kishte shqiptarë që luftuan pro dhe kundër “Shtetit Islamik”.
Por, shqiptarët u tronditën kur shihnin videot e Lavrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit teksa prisnin kokat e pengjeve dhe kërcënonin me jetë shqiptarët dhe të gjithë Ballkanin.
“Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni frikë të punoni në zyrat tuaja. Do të keni fikë dhe do të tmerroheni e do të trishtoheni në shtëpitë tuaja. Do ju tmerrojmë në ëndrrat tuaja edhe kur ju flini. Do bëjmë me ju atë që kemi bërë në Irak. Do ju mbysim juve,” ka deklaruar në një video propaganduese RidvanHaqifi.
Në një video mesazh kërcënues, Lavrim Muhaxheri u jep një ultimatum edhe hoxhallarëve që ndodhen në Shqipëri e në Kosovë duke i kërcënuar ata me jetë. Muhaxheri grisi në media edhe pasaportën e tij, duke mohuar vendin e tij e duke mos e njohur shtetin e Kosovës.
Muhaxheri urdhëroi edhe një sulm terrorist në Shkodër ndaj kombëtares izraelite të futbollit, një sulm që dështoi sepse u parandalua në kohë. Ndërkohë në Shqipëri u dënuan 9 persona për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve myslimanë shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.
Imamët e vetëshpallur dhe mbështetësit e tyre që u dënuan me burg,kërcënuan trupin gjykues me fjalët: “Shumë shpejt ju keni për ta marrë dënimin”. Ndërkohë, mbështetësit e të dënuarve kanë kërcënuar jashtë gjykatës edhe gazetarët dhe kameramanët që të mos filmonin.
Gjithçka që ka ndodhur, po ndodh e do të ndodh sërish në të ardhmen, e ka një shkak. E gjitha vjen nga tolerimi i radikalistëve dhe ekstremistëve të dhunshëm të kujtdo besimi fetar apo ideologjie që ata pretendojnë se përfaqësojnë. Pikërisht kjo tolerancë, mos frenim në kohë, sjell krijimin e grupeve terroriste dhe ekstremiste. Kujtojmë se grupe terroriste nuk ka vetëm nga Lindja por dhe nga Perëndimi. Disa nga grupet më famëkeqe terroriste janë shfaqur në Spanjë, Itali, Greqi, Britani etj. Nëse dikush do të pyeste se përse gupet ekstremiste të dhunshme fetare kanë gjetur terren për t’u rritur vitet e fundit përgjigjen e gjen te ligjësitë se si përhapet dhe kush mund ta përkrah një besim fetar.
Ashtu si përmendëm më lartë gjithçka fillon me ekstremizmin dhe radikalizmin. Po të kërkojmë në fjalorin e gjuhës shqipe shpjegimin e fjalës ‘ekstremist’ do ta shohim tëpërkufizuar si: “Ai që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ai që e kalon çdo masë në gjykimet, në mendimet e në veprimet e veta; pasues dhe përkrahës i ekstremizmit.”
Ndërsa në fjalorin e gjuhës angleze fjala “ekstremist” përkufizohet si “një person i cili ka pikëpamje ekstreme politike ose fetare, veçanërisht dikush i cili mbështet veprime të paligjshme, të dhunshme apo ekstreme”
Ndërkohë fjala ‘radikal’ apo ‘radikalizëm’ në fjalorin e gjuhës shqipe ka akoma shpjegimet e formuluara në kohën e komunizimit me ndikimin e kohës. Por, në fjalorin e gjuhës angleze fjala “radikal” është “përfaqësimi apo mbështetja e një seksioni ekstrem të një partie”. Në këtë kontekst, termi “radikal” mund të përdoret si sinonim për “ekstremist”. Fjala “radikal” shërben për të treguar një pozicion relativ në një hapësirë opinioni të organizuar. Rrjedhimisht, fjala “radikalizim” nënkupton lëvizjen brenda kësaj hapësire.
Thuajse të gjithë bien dakord se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk ndodhin brenda një dite. Dhe një rol tërëndësishëm në fuqizimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm luan dhe media. Edhe pse në vendin tonë nuk janë evidentuar probleme madhore në lidhje me gjuhën e urrejtjes në media, rreziku për të kaluar kufirin e gjuhës korrekte bëhet gjithnjë e më i fortë duke iu referuar atyre që tashmë janë transmetuar dhe botuar.
Gjuha e urrejtjes nuk është aq e fortë tek lajmet që publikohen sesa te komentet që shkruhen poshtë lajmeve. Komentet fyese, denigruese si: “farë e keqe”, “ju duheni zhdukur”, “do ju vrasim natën”, “fe e ndyrë” etj, kanë rritur shumë rrezikun e përhapjes së gjuhës së urrejtjes.
Kur ISIS filloi të shpërndante videot me prerje kokash, shumë media ishin në dilemë që t’i jepnin këto pamje apo jo. Shumë vendosën që pamjet t’i transmetonin në mediat e tyre dhe rezultati u pa. U krijua “Shteti Islamik” i drejtuar nga terroristët dhe pati shumë të rekrutuar nga vendet perëndimore që ndikimin e parë e morën nga mediat.
Në Institutin Shqiptar të Medias janë bërë disa trajnime dhe diskutime rreth këtyre problemeve. Gazetarët e kanë vënë theksin tek “rreziku potencial” që mund të vijë nga të kthyerit nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Nuk është fjala se ata mund të kryejnë ndonjë akt terrorist në vendin tonë, por sa do të përshtaten ata me gjendjen e pasluftës. Zonat ku kanë lindur shqiptarët që shkuan në luftë pro ISIS, disa i quajtën vatra të terrorizmit. Kjo është arsyeja pse trajtimi i këtyre çështjeve duhet bërë kujdes dhe nga ekspert të fushës. Gjithashtu, problem i madh konsiderohet edhe mënyra e të bërit gazetari për ‘tregun e mediave sociale’.
Sot mediat tradicionale janë shumë më të kujdesshme në transmetimin e këtyre lajmeve. Ekspertët kanë këshilluar që video-mesazhet e terroristëve të gjejnë sa më pak hapësirë në media. Por, mediat online, të ndikuar edhe nga dëshira për sa më shumë klikime, nuk janë të kujdesshme për të parandaluar mesazhet që kanë në thelb gjuhën e urrejtjes. Kjo vjen edhe për shkak se strukturat në median online janë të pakonsoliduara, por edhe mungesës së një kuadri ligjor.
Shumë media online i kanë penguar komentet që dalin poshtë lajmeve që publikojnë gazetarët në ueb-faqen e tyre. Por, këto media i shpërndajnë lajmet e tyre në “Facebook” dhe pikërisht aty komentuesit dhe radikalët shpërndajnë gjuhën e urrejtjes. Vetë “Facebook” ka filtrat e tij të cilët pengojnë mediat që tëshpërndajnë gjuhëurrejtje, dhunë etj. Por, për ato që komentohen poshtë lajmeve të publikuara për çështje sensitive nuk ka asnjë pengesë.
Sigurisht që gjuha e urrejtjes, sharjet dhe ofendimet që përdorin komentues të ndryshëm, janë për shumë fusha, si politika, ekonomia, kronika, sporti, arti etj. Por, kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes për problemet fetare, çdo koment duhet parë me lupë. Tashmë të gjithë janëndërgjegjësuar për ndikimin “pa dashje” që pati media në fuqizimin e ISIS. Them “pa dashje” sepse mediat ndërkombëtare u nisën nga deontologjia për informimin e publikut, por kur panë pasojat u tërhoqën. E njëjta gjë ndodhi me televizionet dhe mediat e tjera në vendin tonë. Kur u publikuan lajmet pakkush mendonte se do të kishte ndikim të fortë dhe tek shqiptarët, por ja që ndodhi ndryshe.
Për shqiptarët nuk është aspak çudi që anëtarë të së njëjtës familje të kenë besime të ndryshme dhe të kremtojnë së bashku festat e tyre. Kjo mënyrë është reflektim i një tradite të gjatë të bashkëjetesës fetare në vendin tonë.
Kjo traditë është një nga arsyet pse Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë për udhëtimin e tij të parë Evropian jashtë Italisë, në shtator të 2014. Ai e përshkroi tolerancën fetare në Shqipëri si “thesar” që duhej mbrojtur dhe mbajti meshën e së dielës para 300 mijë njerëzve, shumë prej të cilëve myslimanë.
Por, sot kjo traditë bashkëjetese gjendet përballë sfidës së rritjes së rrymave jo-tolerante, dhe shtimit të gjuhës së urrejtjes në media dhe rrjetet sociale. Nëse Shqipëria nuk i jep zgjidhje retorikës jo-tolerante të të gjitha krahëve, kjo mund të shtyjë në një ndarje më të madhe të shoqërisë.
Ka ardhur koha që t’i kujtojmë vetes dhe të gjithë shqiptarëve se toleranca fetare nuk është “diçka statike ” por ka nevojë për kujdes të përhershëm nëse duam ta ruajmë. Është momenti i duhur që Shqipëria duhet të krijojë një vizion të ri të respektit reciprok mes komuniteteve fetare.