Ndihmonte grabitësin serial të mos kapej nga policia/Prangoset 20-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 20 vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi ndihmonte grabitësin serial Astrit Thaçi.

Pasi vendosi në pranga grabitësin Thaçi, policia punoi për të gjetur edhe bashkëpunëtorët e tij, ku ka arrestuar edhe vajzën me iniciale A.B. Kjo e fundit banonte në Tiranë ndërsa u arrestua në flagrancë nga policia e Durrësit.

Njoftimi: Vijon operacioni “Trajektorja”. Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.

Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë. Në vijim të operacionit “Trajektorja”,  zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Bënte namin duke grabitur me armë nëpër Shqipëri, arrestohet 27 vjeçari

Astrit Thaçi, 27-vjeçari i cili ishte shndërruar në makthin e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit është vendosur në prangat e policisë.

Thaçi, i cili ishte dënuar edhe më parë në Itali për vjedhje me dhunë dhe me armë është arrestuar më në fund nga policia. Atij i janë gjendur një sërë bizhuterish dhe shuma të konsiderueshme parash në momentin e arrestimit. 27-vjeçari ishte shpallur gjithashtu në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, disa ditë më parë, kur i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Trajektorja”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Vihet në pranga 27-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë.

27-vjeçari, me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë. Dokumentohen me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuteritë e vjedhura e sende të tjera.

Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt,  Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve. Mbi bazën e provave të grumbulluara  Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit “Trajektorja”, në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit:

Lexo edhe :  Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë. Si rezultat i një pune intensive të mirëorganizuar dhe me prova shkencore u arrit që të dokumentohej veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, kryer nga ky shtetas në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, konkretisht: Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare. Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën  kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Të fundit

Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës. Në njoftimin e...

Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis nga zbatimi në muajin...

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e...

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në...

“Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë

Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i dalë në sondazhe. E ndërsa opozita...

Lajme të tjera

Web TV