“Notte d’amore italiana”, Elton Merja rrëfen ‘prapaskenat’ e koncertet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një koncert shumë i bukur dhe interesant u mbajt mbrëmë në Bllok. “Notte d’amore italiana” solli në kryeqytetin e shqiptarëve muzikën e bukur të Celentanos, Battistit, Vasco Rossit e shumë të tjerëve.

Këngët hite të këtyre yjeve të muzikës italiane u interpretuan nga Rovena Dilo, Eranda Libohova, Renis Gjoka dhe Lorenc Hasrama.

Gazetarja e Fjala.al i mori një intervistë ekskluzive koreografit Elton Merja, i cili mbrëmë ishte në pozicionin e drejtorit artistik të koncertit. Artisti Merja iu përgjigj disa pyetjeve për të treguar pak më tepër për këtë koncert super të veçantë, i cili u organizua nga MCI dhe Fondacioni ARKU, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Koncerti po shkon shumë mirë, a është e vështirë të organizosh një koncert kaq të dashur e të sinqertë?

Kur projekti ndërtohet nga profesioniste dhe njerëz qe njohin mire nevojat jo vetëm të publikut, por edhe mungesat që ka spektatori për një kulturë të thellë muzikore atëherë koncerti gjithmonë del mirë !

A duhet të këtë më tepër aktivitete të tilla në Tirane?

Tirana tashmë është kthyer në qytetin e aktiviteteve dhe zakonisht të gjitha festat e vitit shoqërohen me aktivitete në kryeqytet. Ajo çka do thosha është se janë të rralla aktivitetet cilësore.

A keni një mesazh apo këshillë për gazetën më të re në treg?

Duke qene se media apo portalet e ndryshme janë më së shumti të fokusuar tek ngjarjet politike apo kronikat, ndoshta pa dashur lihen ne hije ngjarjet apo aktivitetet artistike dhe kulturore. Mendoj se duhet një shpërndarje e gjerë e jetës artistike duke na dhenë neve artistëve mundësinë të shprehemi nepërmjet artit, ndërkohë që publiku ta shijojë 360 grade një koncert, apo një mbrëmje teatri,  baleti apo opera. Duhet patjetër që brezi i ri të ushqehet me ngjarje artistike. /Fjala.al

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV