Rama: KE të shqyrtojë edhe paketën Anti-KÇK për një vlerësim pozitiv

Në një prononcim për mediat nga Brukseli, Rama nuk la pa përmendur platformën Anti- KÇK.

Për sa i përket kësaj nisme kryeministri Rama edhe pse nuk e përmend me emrin që vetë ai i ka vendosur është shprehur se pret që Anti- KÇK të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë.

”Unë prezantoj punët, jo lajmet. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. E bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne , por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.”- tha Rama.