SHBA paralajmëron aleatët: Rrjeti kinez 5G, kërcënim serioz për NATO-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatët e tyre, se përdorimi i Huaweit kinez 5G vendos në rrezik Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar Kinën për spiunazh përmes rrjetit 5G.

Duke folur në Konferencën për Sigurinë në Munih, Pompeo është shprehur se ata që shprehen se NATO ka ‘vdekur’ janë duke e ekzagjeruar ndërsa theksoi se Perëndimi është duke fituar gjithnjë ndaj aktorëve të tjerë si Kina dhe Rusia.

Gjithashtu, edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper i druhet një spiunazhi të mundshëm nga ana e Kinës përmes rrjetit 5G, i cili mund të jetë një armë e fortë në duart e shërbimeve sekrete kineze për të spiunuar Evropën dhe për të shtënë në dorë informacione të një rëndësie të lartë duke kërcënuar vetë NATO-n.

Kjo përfundimisht mund të jetë një kërcënim për Aleancën ushtarake më të suksesshme në histori. Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Kinën, rivalin e saj të madh në luftën tregtare. Tani rrezikohemi nga spiunazhi”, tha Esper.

Sipas shefit të Pentagonit, “partia Komuniste Kineze po ecën me shpejtësi në drejtimin e gabuar me praktika ekonomike grabitqare dhe po bëhet edhe më agresive në aspektin ushtarak”. /Fjala.al/

Të fundit

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në...

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka çuar temperaturat mbi 40°C. Spanja...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

Lajme të tjera

Web TV